Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mbrëmjen e shkuar rreth orës 23:50 minuta në zonën e Bathores në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se shpërthim ka ndodhur pranë lokalit të shtetasit Xh.D dhe dyshohet se ka qenë me lëndë plasëse.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Raste të tilla janë më shumë mesazh nga autorët.
Ende nuk dihet se kush e vendosi eksplozivin. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të hetuar për rastin. /Dita/
