Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në veri të Mitrovicës rreth orës 11:00. Sipas burimeve, të cilave u referohet Kosovapress, disa persona kanë hedhur një granatë në oborrin e ProCredit bankës, përkatësisht tek këndi i lodrave të fëmijëve dhe kanë ikur menjëherë nga vendngjarja.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se policia nuk posedon informacione të detajuara për momentin, por është duke punuar intensivisht për të zbardhur rastin. Sipas tij, autorët e mundshëm, si dhe motivet e këtij incidenti nuk janë të njohur për policinë deri tani.