Shpërthim i fuqishëm afër Bankës Qendrore në Athinë

anazapta

Një automjet i ngarkuar me 75 kilogramë eksploziv shpërtheu para bankës qendrore greke në një zonë ku është vendosur dhe selia e FMN-së. Nga shpërthimi nuk pati viktima.

Rreth orës 5 e 10 të mëngjesit mediat lokale kanë marrë një telefonatë anonime që tregonte për vendodhjen e aitomjetit me eksploziv dhe jepte vetëm 45 minuta kohë për evakuimin e zonës. Policia largoi në kohë njerëzit që gjendeshin në zonë, kryesisht punojës të policive private, dhe bllokuan qarkullimin në një rreze të gjarë për të mos patur viktima.

Në ora 05,55 ndodhi shpërthimi i fuqishëm që u dëgjua në thuajse gjithë Athinën dhe makina u shkatërrua krejtësisht. Zona në fjalë është një nga të mbrojturat në Greqi, për shkak se aty ndodhen shumë banka, si dhe selitë e mjaft kompanive të huaja që operojnë në vend.

Në vendngjarje ndodhen forca të shërbimit antiterror dhe të kriminalistikës dhe po kryejnë hetimet dhe ekzaminimet përkatëse. Shpërthimi ndodhi ditën që Greqia do të emetojë një bond pesëvjeçar, duke inauguruar daljen në tregjet financiare pas plot katër vjetësh.

Po ashtu ky shpërthim ndodhi një ditë para vizitës në Athinë të kancelares Angela Merkel, e cila kundershtohet nga shume ekstremiste ne Greqi.

article-1342674-0C9B3826000005DC-498_634x909

article-1342674-0C9B3D2F000005DC-320_634x361

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *