Shpërthim i fuqishëm në Angli, shkatërrohet dyqani

Leda Hysa

 

Një dyqan është shkatërruar plotësisht nga një shpërthim zjarri masiv, mbrëmjen e te dielës qytetin Leicester ne veri të Anglisë. Shërbimet e emergjencës kanë nxituar për të mbërritur në vendngjarje.

Policia e Leicester ka shkruar: “Ka ndodhur një incident i madh në Hinckley Road, Leicester. Të gjitha shërbimet emergjente aktualisht po merren me këtë. Rruga Carlisle dhe një pjesë e rrugës Hinckley janë bllokuar. Ju lutemi të shmangni qarkullimin në atë zonë.”

Shkaku i shpërthimit është i  paqartë por përmasa e incidentit është e madhe. Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi në Western Park Store, në një dyqan Londis që ndodhej përballë me një stacion autobusi.

Dyqani është shkatërruar plotësisht pasi është përfshirë i gjithi në flakë, duke krijuar gërmadha. Pranë vendit të shpërthimit ndodhen 60 banesa të evokuara.

Për shkakun nuk ka shumë detaje, veç spekulime për një shpërthim gaz, asgjë nuk është e konfirmuar. Dyshohet se ka viktima.

Zona përpara shpërthimit

l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *