Shpërthim i fuqishëm në Kabul, 3 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ornela

Të paktën 3 të vdekur dhe 79 të plagosur, kanë mbetur si pasojë e një shpërthimi kamikaz në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Shpërthimi ka ndodhur pranë godinës së ministrisë së Brendshme, që ndodhet në të njëjtën zonë me zyrat e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Lartë për Paqen.

Ky akt u mor përsipër nga talebanët, ndërsa thuhet se për të fshehur bombën vetëvrasëse u përdor një autoambulancë.

Dëshmitarët thanë se zona ishte e tejmbushur me njerëz në momentin e shpërthimit, ndërsa qyteti u pllakos nga re të zeza tymi.

Vetëm 1 javë më parë, militantët talebanë vranë 22 persona në një tjetër shpërthim, në një hotel luksoz të Kabulit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *