Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua pasditen e së dielës në Mitrovicë, ndërsa lënda shpërthyese dyshohet të jetë një bombë. Ngjarja ndodhi në lagjen e njohur si “Tre Rokaqiet”, në veri të Mitrovicës, ku si pasojë është plagosur një shqiptar, ndërsa janë dëmtuar 8 automjete.
Sipas këtyre burimeve, autor i kësaj ngjarje është Millan Radoiçiç dhe Svetisllav Neshiç, i cili është “pronari”, i gjithë tenderëve në veri.
“Tenderin për fasadimin e këtyre tre Rokaqieve e ka marr një kompani, pronar i së cilës është një shqiptar nga jugu i Mitrovicës dhe jo kompania tjetër nga veriu Sever 028 me pronar Radeta Steviç, dhe në shenjë revolte për këtë dikush ka urdhëruar hedhjen e kësaj bombe atje”, ka thënë ky burim për Kosovapress .

Publikojini mer derzinj keto lajme ne gazeta nderkombtare. Gazetaret tane te shitur kur vjen puna per te nxjerr lajme kompromentuese per shqiptaret, jane te paret qe i publikojne. Kurse ne media nderkombtare, thirrjet e ushtrive greke kundra shqiptareve, diskriminim qe i behet shqiptareve ne Mal te Zi, vrasjet periodike qe i behen shqiptareve ne Maqedoni, dhe shperthimet ne Kosove kalojne heshturazi me ndonje artikull te lodhur vetem ne mediat shqiptare. E bota sot cuditet, pse shqiptaret sillen cuditshem.