Shpërthim me eksploziv për të dytën herë në oborrin e një banese në Fushë-Krujë

time

Mbrëmjen e sotme ka ndoshur një shpërthim me eksploziv në oborrin e banesës së Arben Pllumbit në fshatin Halil.

Raportohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi në banesë nuk jetonte njeri, por mësohet se kjo është e dyta herë që ndodh një shpërthim me eksploziv aty.

Bëhet me dijse se nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale pasi në momentin e ngjarjes familjarët e Pllumbit kanë qenë në Krujë ku kanë një tjetër banesë të tyren.

Policia njofton se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *