Shpërthim me lëndë plasëse në hyrjen e shtëpisë së kreut të FSHF, i dëmtohet porta, Duka nuk ndodhej brenda

Amelda Amelda

Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Bëhet me dije se gjatë momentit të shpërthimit, Duka nuk ka qenë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në reagimin për mediat pas ngjarjes, Duka u shpreh se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori ka vendosur dinamitin, por shtoi se nuk ka dyshime se kush mund ta ketë bërë dhe se ia lë në dorë drejtësisë për ta zbardhur.

“Në shtëpi ka qenë djali dhe gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr”

a.m/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Armand Duka !Ti je gomar.Ti je ne fokus te anti-Mafies europane.Ylli yt mbaroi.Mjaft me filma per bombe.Ti e di shume mire qe kush eshte ne fokus per t’u vrare nuk shpeton ,qofte president i amerikes,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *