Shpërthim me tritol në një lokal në Tropojë

Elton Tafaruci

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në një lokal të Tropojës gjatë orëve të natës.

Mësohet se tritoli ka shpërthyer në një lokal në fshatin Bujan, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe nisur punën për mbledhjen e provave.

Nuk dihen autorët apo motivi i kësaj ngjarje kriminale, ndërkohë që uniformat blu do të marrin në pyetje pronarin e lokalit Ismail Avdia ku ishte vendosur tritoli për të zbardhur shkaqet./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *