Shpërthim me tritol në oborrin e shtëpisë së dy vëllezërve

Ornela

Një shpërthim tritoli ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në lagjen “Tre Herojt”, në oborrin e përbashkët të banesave të dy vëllezërve.

Nga shpërthimi i tritolit nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale të mjetit ‘Citroen’.

Sipas uniformave blu, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt” Shkodër, në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *