Shpërthim në derën e shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së

redaktor

Një shpërthim ka ndodhur në derën e shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së në Kosovë, Mufail Limani.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Limanit, Ylli.

Në rrjetin social ai shkruan se ngjarja ka ndodhur nga persona të panjohur në orën tre të mëngjesit.

“Fatmirësisht Mufaili dhe familja e tij shpëtuan nga përpjekja kriminale, që si qëllim kishte zjarrvënien përmes një bombole gazi, të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij. Policia është duke e hetuar rastin.

Ky akt tregon fuqinë kriminale të grupeve të caktuara në dëm të rendit, ligjit e sigurisë, mbi të gjitha për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Ylli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *