Shpërthim në Lion të Francës, të paktën 13 të plagosur

Edona Llukacaj

Një shpërthim ka ndodhur në qytetin Lion të Francës pasditen e së premtes, rreth orës 17:30 me orë lokale.

 

Shpërthimi me përmasa relativisht të vogla ndodhi në një zonë komerciale qendrore, pranë një udhëkryqi dhe prej tij raportohet se kanë mbetur të plagosur trembëdhjetë persona.

 

Ndërkohë fillimisht arsyet e shpërthimit nuk ishin të qarta, besohej se shkaku ishte një bombë e paketuar dhe e mbështjellë me gozhda.

 

Presidenti francez Makron e cilësoi shpërthimin si një sulm teksa kërkoi të largohej nga një intervistë, para kohës së paracaktuar, ndërsa në Paris u hap menjëherë një hetim terroririzmi në lidhje me ngjarjen.

 

Vetëm pak orë më pas është bërë publike fotoja e personit që hedh pakon dhe largohet nga vendngjarja. Autoritet po punojnë për identifikimin e tij, raporton Dita duke iu referuar mediave të huaja.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *