Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 80 janë plagosur në një shpërthim të ndodhur në kullën Remex, selia qendrore e ndërmarrjes shtetërore të naftës. Numri i viktimave konfirmohet nga ministri i Brendshëm meksikan, Miguel Angel Osorio, i cili shtoi se bilanci mund të rëndohet në orët në vijim.