Shpërthim me tritol brenda një lokali në Radhimë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në lokalin ‘Odeon 2’.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, mirëpo raportohet se dëmi është i madh, pasi edhe sasia e tritolit e vendosur ishte e madhe.
Pronarët e lokalit janë nga Elbasani ndërsa dyshohet se biznesin e kishin marrë me qira.
“Odeon2” ishte marrë me qira pak kohë më parë nga Sadrit Shabani. Ky i fundit, në të shkuarën ka qënë DJ në lokal Univers të fisit Çapaj. Shabani po ashtu është kunat i Florenc Çelës. Në shkurt të 2022 Sadrit Shabani u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.
Mësohet se pronari i lokalit është Gjik Novruzi, i cili i kishte dhënë ambientet e tij me qira pak kohë më parë. Sasia e tritolit është vendosur në tualetin e restorantit. Ende nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe autorët, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e shpërthimit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
