Një shpërthim u regjistrua në një stacion policor në Bosnjë.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa dyshojnë paraprakisht se mund të jetë një akt terrorist.
Sulmuesi ka hedhur një mjet shpërthyes në çatinë e ndërtesës në qytetin qendror, në Zavidoviç, duke shkaktuar dëme të vogla, por jo viktima, sipas policisë.
“Rasti ka elemente të veprës penale të terrorizmit”, tha një zëdhënës policie.
Zyra e prokurorit kombëtar ka marrë përsipër rastin dhe pritet të formojë një ekip të posaçëm për hetime.
Pak ditë më parë, dy ushtarë u vranë në Bosnjë pas një sulmi me automatik nga një person në një kazermë në afërsi të Sarajevës. Autoritetet kanë thënë se autori kishte lidhje me qarqet ekstremiste dhe se sulmi ishte një “akt terrorist.” /Dita/
