Shpërthim në Qendrën Hapësinore Kennedy

Elton Tafaruci

Raketa hapësinore ikonë e kompanisë SpaceX, Falcon 9 ka shpërthyer gjatë testimeve përgatitore për të dërguar në orbitë satelitin e parë të Facebook.

Falcon 9 do të nisej drejt orbitës ditën e shtunë dhe ishte në fazën e fundit testuese të saj në Cape Canaveral të Floridas.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe agjencia e lajmeve Associated Press thotë se shkundi edhe ndërtesat disa dhjetra kilometra larg.

E vetmja që ka komentuar shpërthimin në fjalë deri më tani është NASA. Ajo tha se kompania SpaceX ishte duke kryer testimet e raketës së komanduar në distancë në bazën e agjencisë shtetërore të hapësirës, kur u dëgjua shpërthimi i fuqishëm.

Vetë kompania SpaceX nuk ka komentuar ende për rastin në fjalë, ndërsa nuk konfirmohet nëse ka apo jo të lënduar nga ngjarja në fjalë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *