Shpërthim në Sanremo, Gabriel Garko përfundon në spital

redaktor
L'attore Gabriel Garko durante la presentazione della fiction "Il Peccato e la Vergogna 2", Roma, 09 gennaio 2014. ANSA / ETTORE FERRARI

Aktori i italian Gabriel Garko ka përfunduar në spital si pasojë e një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sanremo, në banesën ku ai po qëndronte.

Ngjarja është regjistruar në zonën rezidenciale Solaro, ku për pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar.

Agjencia Italiane e Lajmeve shkruan se Garko ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në shok për shkak të kësaj ngjarjeje.

garko

42 – vjeçari ishte vendosur në vilën Rosa pasi po përgatitej për edicionin të ’66 të Festivalit të Sanremos, që do të mbahet nga data 9 – 13 Shkurt.

Gabriel Garko do të jetë një prej prezantuesve, sëbashku me Carlo Contin, Madalina Ghenea dhe Virginia Raffaele.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *