Shpërthim tritoli në Vlorë, shkatërrohet kamionçina

Saimir Lleshi
SHPERTHIM TRITOLI TEK TIRANA E RE - Eksperte anti eksploziv dhe forca te policise, duke kontrolluar vendin ku ka shperthyer nje sasi rreth 300 gr eksplozivi e llojit tritol, i vendosur ne makinen tip Benz ML me targa AA948AP ne pronesi te shtetasit Artan Prenga, 35 vjec, i cili ka mbetur i plagosur rende. Ky shperthim ka ndodhur ne zonen e Tiranes se Re, prane stadiumit "Selman Stermasi"./r/n/r/nEXPLOSIVE IN A CAR IN TIRANA - Police officers and experts investigate a car damaged by an explosion near the stadium "Selman Stermasi". Artan Prenga, 35 the owner of the car was badly injured.

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua gjatë natës së shkuar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Karabash” rreth mesnatës, duke shkaktuar panik tek banorët. Shënjestër e shpërthimit ka qenë një kamionçinë, të cilës i është vendosur një eksplozive.

Lënda dyshohet të jetë e llojit tritol. Makina ka qenë e parkuar anës rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku nisi hetimet. Ende nuk dihen arsyet, por autori ose autorët kanë dashur t’i japin një mesazh pronarit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *