Shpërthime vetëvrasëse në Nigeri, dhjetëra viktima

redaktor

Disa shpërthime në qytetin e Nigerin Maiduguri, lanë pas të paktën 42 persona të vdekur.

Tri sulme vetëvrasëse u regjistruan pranë një xhamie, ndërsa autorët dyshohet të jenë një moshë fare të re. Maiduguri është shpesh shënjestër e grupit militant islamik Boko Haram, i cili synon krijimin e një shteti islamik.

Por ironik është fakti se sulmi kishte në shënjestër xhaminë, e cila u shemb thuajse plotësisht. Në momentin e shpërthimit të parë, shumë persona u afruan për të dhënë ndihmë, por në atë çast ndodhi shpërthimi i dytë. Autorët kanë shkuar në xhami të “maskuar” si besimtarë, thanë dëshmitarët okularë. Shpërthimet ndodhën në mbrëmje teksa falej namazi i darkës, raportojnë mediat ndërkombëtare. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *