Shpërthimet me telekomandë, por hetimet …

anazapta

Ka bërë lajm dje kallëzimi penal i bërë nga prokuroria ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Nëse akuzat e prokurorisë provohen si të vërteta në gjykatë, atëherë i pandehuri Gjika do të rezultojë si një zyrtar i rëndësishëm shtetëror që i ka sjellë jo pak dëme qytetit të Vlorës. Puna e prokurorisë është për t’u përshëndetur, pasi ndërtimi është bërë në një zonë ku është përcaktuar qartë se nuk lejohet të ndërtosh, por për të parë nëse lejen e kanë falsifikuar ndërtuesit apo ndërtuesit në bashkëpunim me zyrtarët e Bashkisë, kjo do i takojë gjykatës më pas. Duket se diçka po lëviz dhe aksioneve shtetërore për sistemimin ligjor të territorit, të cilat enkas për të rritur sensibilitetin shoqërohen  edhe me shpërthime të telekomanduara po u shtohen dhe hetimet nga ana e organit të akuzës.

A jemi në rrugë të mbarë? Më mirë se anarkia totale, sigurisht që jemi por situata dhe konteksti i ngjarjeve mund të mos jetë edhe aq i thjeshtë sa e tregojnë pamjet spektakolare të shembjes së ndërtesave me telekomandë. Prej disa muajsh, të paktën në rrethet medietike, flitej nën zë se “për Shpëtim Gjikën po bëheshin letrat gati dhe se një sy ishte shkelur edhe nga të vetët për këtë çështje”. Madje kishte dhe një shpjegim: Qeveria e re mund të jetë e interesuar që shembujt e parë të vënies së drejtësisë dhe të penalizmit të abuzuesve ti nisë nga të vetët, si një masë logjike për të mos u paragjykuar politikisht kur të nisë të merret dhe me zyrtarët ose ish-qeveritarët e PD-së.

Nëse i qëndrojmë këtyre të dhënave të pakonfirmuara një pyetje lind: Nëse prokuroria është në punë, siç dhe duhet të jetë, e punon konform ligjit, përse u dashka një aksion i “telekomanduar” për të parë majtas e djathtas përpara se të ndërhyjë? Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë, apo jo? Nëse prokurorisë i është dashur dhe pakëz “shkelje syri” nga politika kur i ka bërë letrat gati Shpëtim Gjikës, ky në çdo rast është një lajm i keq. Pasi e njëjta prokurori, nesër mund të përballet edhe me ndonjë “ngritje vetulle” nga politika dhe të lërë hetimet në mes. Shembujt i kemi të freskët, para zgjedhjeve të 23 Qershorit, një biznesmen pakistanez, Zafar Ansar, implikoi seriozisht në aferë vajzën e ish-kryeministrit, Argita Malltezin. Prokuroria tha se po shqyrtonte mundësinë e nisjes së një hetimi, pra po vriste mendjen në duhej t’ia niste punës. Pas këtij “reagimi paraprak” askush nuk u mor më me këtë çështje dhe organi i akuzës qëndroi larg skandalit që tronditi opinionin publik shqiptar.

Shembujt e distancimit të prokurorisë nga detyra e saj funksionale kur objekt i hetimit janë rangje politike janë të pafund. Ndaj dhe kemi të bëjmë me një fenomen të “pandëshkueshmërisë politike” dhe kur problemi merr trajtën e fenomenit ke dy zgjidhje: 1. Ose do bësh një apo më shumë koka turku për të sofistikuar dhe mbuluar fenomenin. 2. Ose do gjesh shkakun nga ku buron fenomeni, të gjesh problemin dhe t’i japësh zgjidhje afatgjatë.Në rastin konkret, zgjidhja afatgjatë do të ishte një reformë drastike në organin e akuzës shqiptare, një reformë që nuk e kthen këtë institucion në hyzmeqare të politikës së ditës, por duke i dhënë trajtën e asaj që realisht duhet të përfaqësojë: Të jetë gardiane dhe përgjegjëse për të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Hetimet e telekomanduara mund t’i duhen vetëm interesit politik të ditës, shqiptarëve u duhet të flenë mendjen se ata do të gjejnë rrugëdalje po të trokasin tek dera e prokurorisë. Deri më sot nuk e kanë këtë siguri, ndaj dhe nuk ka rëndësi se sa do shkojë numri i “kokave të turkut”. Shqiptarët duan një telekomandë për hallet e tyre.

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Tani qe u hap dosja Gjika nuk ka ku shpeton. Ai duhet te mbaje pergjegjesi per te gjitha ndertimet pa leje qe jane kryer ne Vlore. Mos harroni se bregdeti i Vlores, deri ne Orikum qe eshte pjese e Bashkise se Vlores eshte ndertuar deri brenda ne det me Hotele. Kjo zone eshte zone turistike qe nuk ka akoma plan urbanistik, pra cdo ndertim aty eshte i ndaluar. Megjithe letrat pa fund qe i kemi bere ketij palo burri ai nuk ka reaguar kurre, perkundrazi u ka thene miqve e shokeve shkoni ndertoni. Policia bashkiake eshte nje organ ne doren e Gjikes, qe ka bere vetem deme dhe nuk ka qene kurre e “zonja” te mbroje pronen e shtetit dhe te qytetarit nga shkaterrimi. Dhe gjithshka eshte bere para syve te Gjikes qe kalon te pakten dy here ne dite ne keto rruge kur shkon ne shtepi tek rruga e skeles. Nje pjelle e djallit qe nuk e di se si e zgjodhi populli i Vlores per kaq vjet dhe PS ne gjirin e saj.

  • Gazetar Habjoni!
    Drejtesia, qe te jete drejtesi e njellojte dhe e barabarte per te gjithe, anjehere, per asnje rast, dhe per asnje motiv nuk duehte lejuar dhe nuk duhet te jete selektive.
    Duhet te kuptojne njehere e mire “shqyptaret” siç thote nje oponenet i imi, se drejtesia e vertete e shtetit e se drejtes dhe jo shtetit te “shkeljes se syrit”, ( se kjo lloj shenje eshte per kurvat dhe kurvaret e çdo lloj fushe) nuk mund te behet me selektim rastesh dhe as me furçe me boje katrani per te mbuluar shembelltyren e keqe te cilitdo krimineli me karrike pushteti.
    Kini kuajon qytetare ju zoterinj gazetar, nese populli dhe lexuesit i doni tu ndjekin shkrimet tuaja dhe mos i bini anash problemit.
    Drejtesia ne Shqiperi do te quhet drejtesi kur do te filloj te gjykoje krimet e saj te mbulimit te krimeve dhe selektimit te tyre.
    Drejtesia ne Shqiperi do te konsiderohet e shendetshm dhe e sheruar nga semundja kanceroze e korrupsionit qe ka pjell krimin pandeshkueshmeri, kur te filloj te kuroje koken e qelbezuar.
    Drejtesia ne Shqiperi do te filloj te funksionoje normalisht kur ne banken e te akuzuarve te thirren si te pandehur me akuzen per vrasje, shkaterime, tradheti kombetare dhe ne fund per korrupsion dhe vjedhje, te gjithe ata qe jane te perlyer dhe dosjet u kane zene rrjet merimange, duke filluar nga Zemuni Berishe dhe gjithe klani i tij mafioz dhe deri te mbeshtetesit e tij kudo ku vegjetojne, pa perjashtuar bythegrisurit qe u shendruan ne bose te mediave apo drejtues te universiteteve private, per shkak te servilizmit dhe avokatise se krimit. Se jo te gjithe mund te bejen amin kur dikush thote :a fluturon gomarri?!!

  • FENOMENI “GJIKA” ESHTE PO AQ I DEMSHEM SA FENOMENI “BERISHA”.

    dhe duhet ndeshkuar dhe denuar njesoj nga Drejtesia si fenomene te kapjes se shtetit nga mafia e pushtetit vendor dhe qendror. Te ben pershtypje sapo fillon nje aksion Drejtesie qe duhet pershendetur nga shqyptaret pa dallim fillojne te kakarisin “Pulat” ne kotecet e medias per perzgjedhje me qellime te mbrapshta dhe shkelje syri njesoj sic bente Enver Hoxha me vartesit e tij kur kishte nuhatur me pare komplote komuniste kunder pushtetit dhe familjes se tij. Ketu lind pyetja: A eshte kryebashkiaku famoz i Vlores Gjika fajtor prej verteti, apo eshte vene ne shenjester TARGET nga Edi Rama qe mbase ka zbuluar HAMZAIN tek personi i tij? Investigimit te kesaj pyetje jo vetem kureshtare i jane futur me zell shume gazetare, sic e deshmon edhe shkrimi i Habjon Hasanit ne DITA por pa hedhur shume drite ne zbulimin e te VERTETES. Njekohesisht gazetari investigativ Mero Baze i TEMES ne nje editorial te posacem i ka dale hapur ne mbrojtje mikut te tij nga Vlora Shpetim Gjika ne tentativat per ta paraqitur si KOKE TURKU qe Edi Rama e kerkon ne tepsi per arsye akoma te panjohura. Sepse ASKUSH me dy pare tru ne koke nuk mendon se Edi Rames i vjen kaq keq per betonizimin e Vlores kur ka shembuj te tjere IBRET si Sarana, Durresi apo pse jo Tirana e tij. Nga ana tjeter fallsifikimi i firmave per nje palo ndertim pa leje kursesi nuk mund te krahasohet me nje ndertim me leje por qe ka zene rrugen kryesore dhe perfundon ne det sic eshte rasti i Pallatit QOFTE te Bashes, sepse leja e ndertimit ne shkelje makaber me urbanistiken dhe normat e projektimit perben nje veper penale me te rende se fallsimikimi i nje palo firme pernga [asoja fatale te zhvillimit te nje qyteti. Si shembell ketu nastradini jep Spanjen ku prangosen shume funksionare bashkiake qe kishin dhene leje ndertimi ne bregdet dhe ndertesat te gjitha u prishen megjithse kishin leje ndertimi. Kjo ka ndodhur edhe ne bredetin e Dalmacise ne Kroaci dhe gjetke. Atehere pse shqyptareve tane u duket cudi qe te merret ne hetim nje kryebashkiak servil si mesalla me dy faqe dhe te prishen ndertime pa leje dhe me leje qe nuk perputhen me planin urbanistik dhe noramt kryesore te projektimit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *