Shpërthimet me tritol, ambasadorët e NATO takojnë ministren Kodheli

redaktor

Çështja e sigurisë në Shqipëri alarmon vendet anëtare të NATO-s.

Të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut te Veriut janë takuar të hënën pasdite me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në mbledhjen qe ka zgjatur rreth 90 minuta ambasadorët kanë diskutuar me ministren Kodheli të gjithë problematikën e sigurisë në vend.

Të kontaktuar nga Vizion Plus Ambasadat e Shteteve te Bashkuara, Italisë, Francës Gjermanisë kanë preferuar të mos komentojnë duke deklaruar se i takon Ministrisë së Mbrojtjes të japë informacion.

Por edhe vetë Ministria e Mbrojtjes ka preferuar të heshtë. Të kontaktuar nga mediat, autoritetet e ministrisë kanë zgjedhur të mos bëjnë asnjë koment, duke ruajtur konfidencialitetin e takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s.

Ky takim zhvillohet në një kohe kur Shqipëria është tronditur nga disa sulme me eksploziv. Më i rendi nga te cilët ishte akti terrorist ndaj familjes së Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri.

Vetëm në datën 10 shkurt pati 3 sulme; dy me tritol, i pari tek farmacia e babait të ministrit Tahiri dhe i dyti tek shtëpia e ish-shefit te komisariatit nr 3 në Tiranë, Alfred Numani; dhe një me shpërthim të kontrolluar në rrugën Muhamed Gjollesha.

Ndërkohë që në 12 shkurt në afërsi të shkollës “Petro Nini” u gjet një biçikletë ku ndodhej një sasi e madhe tritoli, gati për t’u aktivizuar.

Sulmi ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm Tahiri u shoqërua me reagime nga selite diplomatikë më të rëndësishme në Tirane, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara e deri tek delegacioni i Bashkimit Europian.

Por mesa duket kjo situatë e rënduar kriminale ka shqetësuar këtë radhë deri edhe instancat më të larta të NATO-s.

Share This Article
5 Comments
  • Mrika me siguri do t’i kete shtjelluar “sukseset” e ministrise qe drejton dhe realizimin e planit te tritolit me 200%.
    Uroj te pakten qe te kete bere inventarin e tritolit qe po i zhduket nga depot.
    Me sa duket nuk i kane besuar perderisa hesht.

  • Shqetesimi i ambasadoreve te huaj,tregon qe tritoli eshte vene nga fondamentaliste radikale islamike,agjentet e huaj sic duket e kane zbuluar linjen terroriste,prandaj edhe nuk prononcohen publiksht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *