Shpërthimi i dytë në Rusi shkakton “rritje të vogël të rrezatimit”

Edona Llukacaj

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur, si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ka nisur në një zonë ushtarake në rajonin Arkhangelsk të Rusisë.

Kjo ministri ka thënë se zjarri ka nisur nga një pajisje teksa po testoheshin lëndët kimike.

Kjo konfirmon deklaratën e autoriteteve rajonale, të cilët, më parë, pohuan se zjarri ka nisur afër zonës ku kryhen testime për raketa balistike.

Në deklaratën e ministrisë theksohet se “në atmosferë nuk janë lëshuar lëndë kimike të rrezikshme” dhe se “nivelet e rrezatimit janë normale”.

Megjithatë, sipas raportimeve nga qyteti më i afërt me zonën ushtarake, Severodvinsk, një “rritje e vogël” e niveleve të rrezatimit është regjistruar pas shpërthimit.

Në faqen zyrtare të qytetit në internet shkruhet: “Pajisjet në Severodvinsk kanë regjistruar një rritje të nivelit të rrezatimit. Aktualisht shifrat janë kthyer në situatë normale”.

Ky shpërthimi është i dyti në tre ditë në një zonë ushtarake në Rusi.

Më 6 gusht, një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën, në një seri shpërthimesh në një depo të municionit në rajonin Siberian, Krasnoyarsk Krai.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *