Shpërthimi i pikës së karburantit në Fier, arrestohet pronari

J L

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin Sokol Meçe, 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *