Familjarë dhe miq të Ismail Lulit kanë shpërthyer në dyert e gjykatës italiane të Pesaros.
Karabinierët kanë përdorur forcën për të larguar prindërit dhe shokët e 17-vjeçarit që u vra nga të dy rinj shqiptarë dy ditë më parë.
Ulërima dhe kërcënime janë lëshuar në drejtim të dy të rinjve që i prenë fytin Lulit.
Dy shqiptarët kanë pranuar vrasjen e shokut të tyre, Ismail Luli.
Autori është Igli Meta, 20 vjeç ndërsa Marjo Mema, 19 vjeç e ka ndihmuar atë.
Ata u takuan me Ismailin në stacionin e autobusit, ku 17-vjeçari i pafajshëm nuk e dinte çfarë e priste.
Ka qenë Marjo Mema i cili ka pranuar krimin para hetuesve dhe ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Ata e kishin bërë planin për ta vrarë pasi ishin xhelozë për pamjen fizike të 17-vjeçarit dhe suksesin e tij me femrat.
Meta, i cili u kap nga policia duke u bërë gati për t’u nisur për në Shqipëri vrau Lulin pasi dyshonte se ky i fundit po përpiqej të krijonte lidhje me ish-të dashurën e tij.
Pasi e futën në kurth dhe e vranë 17-vjeçarin, dy të rinjtë kanë shkuar në lumë ku dhe kanë hequr njollat e gjakut.








Asht e veshtir me i permbajt ndjenjat e dhimbjes dhe urrejtjes kur femijen qi e rrit me mundim,te ta therrin si bagt,nga xhelozia per nji femeni keta kriminela.
Zoti i dhasht fuqi prinderve me e perballu vdekjen e djalit.
Ca qelbesirash ! Tipike nga ato fytyrat e qelbura qe vertiten neper Shqiperi dhe i urrejne pa fund ata te rinj qe jane terheqes
Keta te dy esht gjynaf te mos i ekzekutojne
Tani kane materjal te mjaftueshem televizionet e huaja…!
Nuk mjafton fatkeqesia dhe vuajtjet e familjes se viktimes,
qe nuk ka menyre per ta ngushelluar e zbutur dhembjen,
por po perforcojme neper bote natyren e dhuneshme qe na karakterizon….
C’po ndodh me ne..??
Ne fakt keta s’jane fare te afermit, por jane qytetaret e vendit ku jetonte i ndjeri.
Ku shkone shqiptari e bone berllog ,kita 2 kriminela i kisha ekzekutue po gjygj menjeher ne konop i kisha vendos .
nuk degjova ndonje te shante shqip
Si perfundim ..jemi rraca me endyre ne bote ..ligesia ,zhelozia ,.dhe injoranca familjare etrasheguar con deri ne kete pike ..cdo gje ezgjidhim me te vrare ………Kudo qe te vej shqiptari nuk ndyshon ..17-vjecar ,te rritur ne mes te europes …..dhe mendjen ekan te vrasin …qe i vrafte zoti ..cfare u permban pragu i deres …..mos pafshin dite te bardhe ..Ptu jashteqitje ….Ngushellime familjes …Shteti ju dhente drejtesi ..dhe zoti ju marte hak .Por te ini te sigurt ..qe gjyqit te Perendise ..nuk i shpeton kush .