Vdekja e punëtorit në guroren e Niklës, arrestohen 3 persona

Ornela

Tre persona janë arrestuar nga policia pas vdekjes së një punëtori dhe plagosjes së një tjetri nga shpërthimi me eksploziv paraditen e djeshme në guroren e Kurçajt në Nikël.

Si pasojë e shpërthimit me tritol në gurore humbi jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe mbeti i plagosur Gani Demushaj 55 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje paradite rreth orës 11:00, por policia reagoi duke e bërë publike vetëm pasi kishte dalë në media.

Emrat e tre të arrestuarve ende nuk jepen nga policia, ndërsa dje u shoqëruan përfaqësuesi i kësaj guroreje është Neritan Jaupi dhe një punonjës tjetër që ishte i pranishëm gjatë momentit të shpërthimit.

Kjo kompani ishte e pajisur me licencë, por shpërthimi gjatë montimit të minave elektrike është bërë pa marrë një autorizim në autoritetet përkatëse, pasi një gjë e tillë bëhet kundrejt një pagese në bankë.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *