Shpërthimi me eksploziv në Pentar, arrestohen 4 persona. Sekuestrohet drogë dhe armë

redaktor

Policia e Shkodrës ka zbardhur shpërthimin me eksploziv në banesën e shtetasit H.L. në fshatin Pentar të Dajçit, ngjarje e ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Step by Step’ u vunë në pranga shtetasi Vinçens Doçi, Rajmond Kalavaci, Anton Gjutaj dhe David Doçi si dhe u shpall në kërkim E.D, 28 vjeç.

Ndërkohë nga kontrollet e kryera në 7 ambiente banimi të të dyshuarve, forcat blu kanë mundur të gjejnë dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale 334.2 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e vendosur në 17 fuçi plastike dhe e gatshme për tregtim; dy armë gjahu, njëra prej të cilave pa leje; një automatik model 56; një automjet i tipit BMË me targa DJ 707 VE; si dhe dy aparate celularë.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtrua në zonën e njohur me emrin Mushan, pjesë e njësisë administrative të Dajçit, është konstatuar një parcelë me 3.000 bimë narkotike hashash, e cila rezulton të jetë kultivuar nga personat e dyshuar të lartpërmendur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *