Katër persona janë lënë në paraburgim në lidhje me sulmet e përgjakshme në Ankara, ku humbën jetën rreth 100 persona.
Një gjykatë në Turqi vendosi këtë masë sigurie për të dyshuarit, të cilët akuzohen për “fabrikim të mjeteve shpërthyese me qëllim për të vrarë” dhe “për tentim për të prishur rendin kushtetues”. Më 10 tetor nga dy sulme në Ankara, janë vrarë 95 persona.
Forcat e sigurisë kanë thënë se dyshojnë se pas sulmeve qëndrojnë militantë të grupit Shteti Islamik. Dy shpërthime të fuqishme u regjistruan gjatë një marshimi kundër luftës midis Turqisë dhe kurdëve nga grupet majtiste. /Dita/
