Katër të arrestuarit për aktet terroriste për ngjarjet e 10 shkurtit në kryeqytet nuk kane pranuar asgje ne polici.
Në prani të avokatëve mbrojtës, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Ergest Gjuta dhe Erjon Dule nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë.
Ata janë pyetur veçmas nga njëri-tjetri, por kane mohuar implikimin në ngjarjet e orëve të para të mëngjesit të datës 10 shkurt.
Mësohet se të 4 të dyshuarit kanë dhënë versionet e tyre për vendndodhjen në kohën e ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet.
Por burime nga prokuroria per krime te renda thane se me ndihmën e kompanive telefonike jane siguruar të gjitha lëvizjet e 4 të arrestuarve dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim mëngjesin e datës 10 shkurt.
Sipas ketyre te dhenave, hetuesit dyshojnë se ka qene Lumjan Matmuja që ka vendosur lëndën plasëse ne farmacine e Bashkim Tahirit.
Të dyshuarit Kamber Bruka dhe Erjon Dule mendohet se kanë vazhguar rrugët nga ka kaluar me biciklet Matmuja për vendosjen e eksplozivëve.
I dyshuari Ernest Gjuta dyshohet se ka siguruar kartat e telefonit dhe aparatët celular nëpërmjet, Emirjon Gjutes.
Ndërsa personi i shpallur në kërkim Baftjar Bruka, sipas prokurorisë dyshohet se ka siguruar lëndën plasëse dhe montimin e tyre, të cilat janë aktivizuar nga Vladimir Gjuta njëherazi organizator i këtyre akteve terroriste.

Po nuk e kane bere dhe nuk ju faktohet cfar do pranijne https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
Malokeri hesapi.
Po te shkosh ne burg te gjithe te pafajshem thone se jane…
Pse ju prisni qe duke qeshur ata pisa kokpalare te thne”une e vura bomben”.
Kuptoni qe Noka i ka instruktuar si komisari Megret “une do jem aty,mos keni frike”.
Ky eshte shtet vari leshte, ne USA keta majmune do ishin ekzekutuar nga policia.
KETU DUHET TA “SHKRIJE TALENTIN” POLICIA E SHTETIT.
Nga sa tha Artan Didi policia ende nuk di me siguri as motivin e shperthimeve me tritol dhe kjo, bashke me te dhenat e evidentuara nga artikulli, ne gjuhen juridike interpretohet se policia nuk ka asnje prove rreth te pandehurve pervec indicjeve. Me kaq sa dihet e pa mbledhur prova te sigurta e te pakontestueshme veshtire te mund te denohen.
Duhet ti detyroni te deklerohen fajtor sic benit dikur kur nuk keni pa ndrruar emrin.
marko: O lalus mushkonjash dhe bretkocash.Si i konsideron ata qe kan jetuar e jetojn ne male.
Normale , keshtu do te ndodhe gjithmone kur kerkohet sezben nje fajtor. Nese veprohet si inkuizicioni atehere pothuajse te gjithe e pranojne fajin.