Babë e bir, të cilët u transportuan me helikopter nga Shkodra drejt spitalit Nënë Tereza në Tiranë janë në gjendje kritike për jetën.
Shefi i repartit të djegie-plastikës në QSUT, Gjergji Belba tha për mediat se gjendja e dy të plagosurve Besnik dhe Hektor Zenunaj nga zjarri në Velipojë është e rëndë.
“Për momentin janë koshientë sepse janë nën efektin e qetësuesëve. Ata kanë djegie të rëndë të lëkurës dhe janë në gjendje kritike për jetën”, u shpreh mjeku, i cili shtoi se ndaj tyre vazhdon mjekimi intensiv.
