Një bombol gazi shpërtheu paraditen e sotme në Durrës duke alarmuar policinë lokale.
Fillimisht u dyshua se ishte lëndë eksplozive, pasi shpërthimi ndodhi fare pranë banesës së Gazmend Çollakut, i vrarë javë më parë në Krujë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku konstatoi se shpërthimi kishte ardhur për shkak të një bombole 5 kilogramëshe.
Kanë qenë punonjësit e repartit zjarrfikës që kanë sqaruar se gjithçka lidhej me një bombul gazi në ballkonin e fqinjit të viktimës.
Veprimet e mëtejshme të policisë dhe zjarrfikësve pritet të përcaktojnë edhe shkaqet e shpërthimit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. /Dita/
