“Shpesh në shkollë më quanin hutaq, por ia vlen të jesh ëndërrimtar”. Ky është shqiptari që mori titullin më të lartë që mund ti jepet një shtetasi jo Italian nga Presidenti i Italisë

redaktor

E njohin të gjithë si Altini i Mrizit. Mrizi i Zanave nuk ka nevojë për shumë prezantim.

Por Altin Prenga nuk është thjesht një person që ka në pronësi një lokal. Është shumë më tepër se kaq dhe këtë e dinë jo vetëm miqtë e tij.

Ai ka marrë disa herë vëmendje ndërkombëtare, veçanërisht nga mediat, por edhe nga institucione, jo thjesht për ushqimin, por për ndryshimet reale që ka sjellë në komunitetin ku jeton.

Këtë herë është Italia që i ka dhënë një çmim shumë të veçantë. Ai ka marrë medaljen dhe titullin më të lartë që mund ti jepet një shtetasi jo italian nga Presidenti i Republikës Italiane, “Cavagliere della Stella D’Italia”.

Në foton e parë, Altini me bashkëshorten. Fotot e tjera, pamje nga ceremonia

Shpesh në shkollë më quanin hutaq sepse humbja me mendimet dhe ëndrrat e mija, fatkeqësisht nuk arrita ta mbaroj as shkollën e mesme sepse ishin kohët pas 1997, dhe ika në Itali 15 vjeç por ja që ja vlejti të jesh ëndërrimtar!

Kjo medaglie nuk është e imja por është e Antonit vëllait tim, është familjes time të mrekullueshme, është bashkëpuntorëve, fermerëve dhe miqve klientë por është sidomos e gjithë miqve Italian që kam pasur fatin ti njoh kur isha në Itali”, – shkruan Altini në rrjete sociale.

Ai falënderon edhe Ambasadën Italiane, ambasadorin Fabrizio Bucci dhe e mbyll me shprehjen: Nemo propheta in patria!

i.b. / dita

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *