Shpëtohen 300 emigrantë në brigjet e Siçilisë

Elton Tafaruci

Më shumë se 300 emigrantë u shpëtuan në brigjet siçiliane nga një anije që vinte nga Egjipti, njoftoi sot Roja Bregdetare italiane.

”Grupi i migrantëve me origjinë nga Siria, Eritrea dhe Libia kishte kërkuar ndihmë me anë të një telefoni satelitor dhe u pikas nga një avion”, sipas deklaratës së Rojes Bregdetare italiane.

”Emigrantët u shpëtuan nga dy anije italiane dhe u transportuan më pas për në Siçili”, shtonte deklarata.

Që nga mbyllja e rrugës ballkanike, Italia është e shqetësuar për faktin se migrantët do të drejtohen sërish nga brigjet e saj për të ikur drejt Gjemanisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *