Pas tërmetit që lëkundi dje vendin, hotel “Vila Palma” në Durrës u shemb i gjithi.
Brenda tij ndodhej nëna, babai dhe djali i pronarëve të hotelit.
Ndërsa nëna u shpëtua e gjallë por po lufton me vdekjen në spital dhe babai u nxorr pa jetë nga rrënojat, djali i pronarëve kishte mbetur aty dhe fati i tij nuk dihej.
Plot 19 orë ka zgjatur operacioni i kërkim-shpëtimit për të riun Klajdi Qato, ai fatmirësisht u nxorr i gjallë.
Ai tani ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
n.s. / dita
