Shpëtoi martesën e tij duke u përqafuar me 15 burra për 2 orë në ditë

J L

Kevin Eitzenberger, baba i tre fëmijëve pretendon se  e shpëtoi martesën e tij 32-vjeçare duke u përqafuar me 15 burra njëkohësisht.

Kevin, 58 vjeç, krijoi grupin terapeutik dy vjet më parë pasi gruaja e tij Gina i’u lut që të zgjidhte çështjet që e bënin nervoz sepse kështu po prishte martesën.

I mërzitur nga mënyra se si e kishte trajtuar familjen e tij, Kevin e dinte se duhej të bënte diçka për të shpëtuar martesën. Ai kuptoi që kishte nevojë për kontaktin fizik të njerëzve për t’u ndjerë mirë.

Pra, tre dekada pasi u martua me Ginën, Kevin krijoi grupin dhe tani çdo dy javë rreth 15 burra takohen dhe përqafohen për dy orë para se të kthehen në familjet e tyre dhe të vazhdojnë me jetën e përditshme.

Kevin zbaton rregulla të rrepta, duke përfshirë mos pasjen e kontaktit fizik poshtë rripit të pantallonave, mbi kofshë apo nën rroba për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

Duket se Kevin e ka ndihmuar kjo terapi, e cila ka rezultuar efektive.

Tashmë ai po gjen mënyrat e duhura për ta përhapur idenë në të gjithë botën nëpërmjet leksioneve dhe trajnimeve me njerëz që hasin probleme në martesë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *