Sapo lexova online për fjalën e kryeministrit në mbledhjen e grupit parlamentar, mora në telefon Meron, mikun tim dhe e pyeta nëse ka qenë në një darkë të tillë apo ishte thjesht paranojë e Berishës. Jo, më tha, nuk kam qenë në asnjë darkë. Pra, pas kësaj, lajmi është ky: kryeministri i vendit mbledh deputetët në po atë sallë që i mblidhte Enver Hoxha anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror dhe u tregon paranojën e tij të radhës. Paranoja është një trillim i gënjeshtërt që ngrihet mbi një ankth të të sëmurit. I sëmuri tregon ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë, por që i përjeton ai në nënvetëdije dhe i beson edhe vetë. Kryefjala e paranojave është ankthi ose ndonjë dëshirë e shtypur ose ndonjë krim i fshehur ose çdo lloj tjetër deformimi psikik.
Berisha tani gjithnjë e më shumë po e barabit figurën e tij me atë të Enver Hoxhës. Për fat të keq, ajo që e shqetëson më shumë nuk është mbretërimi i Enver Hoxhës, por fundi. Mero Baze e ka nxjerrë lakuriq Berishën dhe e ka paraqitur atë si një figurë groteske, por edhe si një vrasës. Mero Baze është aktiv dhe ka një pasion që nuk i shter- të shkruarit. Ai e njeh edhe shumë mirë personazhin. Berisha, sa herë që lexon Mero Bazen, ai sheh nëpër rreshta edhe nekrologjinë që do të botohet pas vdekjes.
Mero Baze do ta shpëtonte dhe do ta shëronte Sali Berishën në qoftë se do t’i tregonte nekrologjinë që do të shkruajë pas vdekjes ashtu siç bëri Çajupi me Adhamudhin e gjorë. Mero, shpëtoje Sali Berishën! Tregoja se çfarë do të shkruash pas vdekjes…
Opinion i nënshkruar: Ilir Yzeiri
Shoku Yzeir,!Eshte plotesisht e vertete ajo qe shkruan ti per Bazen.Po kaq e vertete eshte edhe kjo tjetra qe EDVIN RAMA, jo qe nuk e pelqen Meron,por e urren.Nuk bjen aq poshte ai sa te kete nevoje per lajkat dhe servilizmat e Meros.sepse ka parasysh te njejten gje qe bente ndaj Berishes.Megjithate Mero do vazhdoje te sherbeje,perulesisht
qqqqqqqq啥地方qqqqqqqq