Shpëton vendbanimi mesjetar i Komanit, OST sposton shtyllat

Bledar Lumani

Katër shtyllat e tensionit të lartë në Koman do të zhvendosen.

Ndryshimi ka ardhur pas propozimit të bërë nga OST, sipas së cilës, linja e spostuar nuk dëmton vendbanimin mesjetar të Komanit.

Vendimi për spostimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë erdhi pas një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, OST dhe arkeologëve, takim i cili u zhvillua në Koman.

Propozimi i bërë nga OST ka të bëjë me sportimin e katër shtyllave të tensionit të lartë jashtë zonës B, propozim ky i cili është pranuar edhe nga Misioni arkeologjik Shqiptaro -Francez.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministria e Kulturës ka bërë më dije se Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë do të jetë në pritje për një shqyrtim të propozimit të ri të OST për ato shtylla që mund të vendosen përtej zonës B, sipas procedurave të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për çdo instalim të ri në territorin e Republikës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *