Shpëtoni nga infeksionet urinare me këtë ‘truk magjik’!

redaktor
Man drinking bottle of water outdoors after workout

Duke konsumuar sa më shumë ujë, ju mund të ulni rrezikun e zhvillimit të infeksioneve të traktit urinar.

Kjo është sidomos e rëndësishme për gratë të cilat janë më të predispozuara të preken nga infeksionet.

Një studim i ri, i prezantuar gjatë konferencës IDWeek 2017™, zbuloi se gratë të cilat rrisin sasinë e ujit çdo ditë janë më pak të rrezikuara të preken nga infeksionet urinare.

Edhe pse mjekët u kanë rekomanduar gjithmonë grave të cilat janë më të rrezikuara nga infeksionet e traktit urinar që të konsumojnë sa më shumë ujë, nuk është bërë asnjëherë një eksperiment real”, thotë autori kryesor i studimit, Thomas M. Hooton, drejtues i klinikës së Divizionit të Sëmundjeve Infektuese, tek Shkolla Mjekësore e Universitetit të Majamit.

“Është mirë të dihet që ky rekomandim është i vlefshëm dhe që konsumimi i ujit është një mënyrë e lehtë dhe e sigurt për të parandaluar infeksione të ndryshme”.

Gratë janë më të predispozuara nga burrat për t’u prekur nga infeksionet urinare, duke qenë se uretra e tyre është më e shkurtër, që do të thotë se është më e lehtë për bakterin të kalojë nga rektumi dhe vagina në fshikëzën  e urinës.

Duke pirë sa më shumë ujë, rritet mundësia për nxjerrjen jashtë të baktereve nga fshikëza dhe ulen mundësitë për ngjitjen e baktereve në qelizat që rrethojnë traktin urinar.

Burimi: The Guardian 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *