Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca e parë gjyqësore pas padisë për shpifje nga kryeministri Edi Rama ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.
Padia po shqyrtohet nga gjyqtari Flamur Kapllani. Në seancën e sotme, nuk kanë qenë as Rama dhe as Basha, të cilët kanë zgjedhur që të përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Gjyqtari Kapllani në krye të herës ka njohur palët me akuzat duke dhënë edhe mundësinë e pajtimit të palëve, gjë që nuk është pranuar.
Padia e Ramës është dorëzuar pas statusit të Bashës për çështjen “Babale”, shpifje për të cilën kryeministri Rama kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh.
Numri një i qeverisë ka akuzuar për herë të katërt kryedemokratin Basha për shpifje në disa deklarata publike në adresë të tij.
Dy herë të tjera Rama ka paditur liderin historik të PD-së, Sali Berishën. Të gjashta paditë, Edi Rama i ka bërë për “shkaktim dëmi”
b.b/dita

Rame timoni te tregoj laboratorin e ekspertizes se zerit , ashtu siç deklaroi se e ka derguar ne nje nga laboratoret me te mire jashte vendit !!!!!!!!!!!!!!!!!! E verteta eshte ndryshe dhe ai ka kurajo qe te hedhe ne gjyq per shpifje, ne realitet Rame tepsia duhet te ishte ne gjykate i akuzuar per mashtrim dhe per thyerje te besimit ndaj popullit.
Shpifja per Salihun dhe nenbishtin e tij Basha. eshte shprehi e eprditshem dhe evetmaj veprimtari me te cilen merrn vazhdimish cdo dite.Por aty ka edhe vrasje, pa shenuar vr asjet e eprsonave qe nga biznismeni Hoxha,Azem Hajdari e deri te Olldashi,po shenojme vrasjet massive, si Gerderci dhe 21 janari,ka vjedhje, pa mangesit e autoudhes,tete ura nga Morina deri ne Kukes,rrruga nje kahshe nga resheni deri ne Milot dhe makrovjedhja e njohur e Bashes ne Kalimash me 230milion euro, e plot e perplot vjedhje te “ima” deri ne 2 e 3 milon euro.karshi k etyre krimeve, Basha per shpifje e genejshtra recidive,duhet liruar menjehere.