Shpiket dysheku që ju lajmëron, nëse të tradhton partneri (Video)

Elton Tafaruci

Lajme të këqija për të gjithë tradhtarët në të gjithë botën. Në Spanjë është prodhuar një dyshek i zgjuar, i realizuar me objektivin e saktë për të zbuluar tradhtitë

I pajisur me sensorë që arrijnë të zbulojnë lëvizjet dhe llojin e presionit mbi të, ky dyshek  dërgon një mesazh në celularin e përdoruesit në momentin që “zbulon” diçka jo normale.

Në video prezantimin e këtij dysheku, kompania që e prodhon paralajmëron : “Të takosh njerëz të rinj sot është gjithmonë e më e thjeshtë dhe tradhtia është një fenomen në rritje”.

Më pas kjo e fundit nënvizon se “I rehatshëm gjatë natës dhe i “sigurtë” gjatë ditës. Nëse partneri juaj nuk është besnik, dysheku është”.

Sipas një zëdhënësi të kompanisë spanjolle, ky dyshek është real dhe pse në fazë prodhimi dhe ka shumë kërkesa për këtë produkt

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *