Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Alenacës Kuq e Zi, dhe gjejeni pak se ku do e pozicionojë veten AK në vazhdim? Sipas kryetarit të saj, Kreshnik Spahiu, Aleanca e tij nuk do jetë as në pozitë, as në opozitë. Dhe përla tjetër është kur Spahiu shkon edhe më tej kur thotë se ata kanë meritën kryesore të rotacionit politik në Shqipëri. “Lëvizja Kuq e Zi lindi në ditët kur integriteti territorial, por dhe etnik i Shqipërisë ishin në rrezik. Aleanca Kuq e Zi ka meritën kryesore të rotacionit politik në Shqipëri dhe të përmbysjes së një nga sistemet më të egra të 23 viteve të fundit. Kontributi i Aleancës Kuq e Zi në përmbysjen e sistemit është i pakrahasueshëm me të gjitha forcat që sot qeverisin Shqipërinë. Ndërkohë Aleanca Kuq e Zi është e vetmja parti politike, e cila sot nuk flirton dhe nuk është vendosur në radhë për të marrë kockat e pushtetit. Aleanca Kuq e Zi mund të përparojë në të ardhmen vetëm duke parë përpara. Nëse shikojmë pas, do te mbetemi pas. Aleanca Kuq e Zi sot nuk është as në qeveri dhe as në Kuvend, por është një realitet politik i kërkuar nga i gjithë publiku. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi sot nuk pozicionohet ideologjikisht as në pozitë dhe as në opozitë,” tha Spahiu.

Ky qenka koqe kandari.Ore po ky nuk mbush fare me duket mua.
PER SE NUK U FUTE NE KUALICJON ME P S KU TE GJITH I KESHE SOCIALIST NE ALEANC KUQ E ZI NUK DO ISHE KETU KU JE SOT PRANDAJ HER TJETER MENDOHU MIR
Koment i fshire nga moderatori, ju lutem ruani etiken. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe lexoni!
1 milion kuq e zi ku i ke o kreshnik
‘dita” sa lloj kandaresh perdorni per keto komentet
se me duket se po ja fusni p……….. kot