Nga Shaban Murati
Nuk u kuptua në fillim përse autoritetet qeveritare serbe i dhanë një profil aq të lartë shtetëror vizitës dhe bisedimeve në 18 qershor në Beograd të zëvendësministrit të jashtëm rus, Aleksander Grushko, i cili zyrtarisht shkoi për konsultime politike rutinë me homologët e ministrisë së jashtme serbe. Diplomatit të lartë rus iu rezervuan bisedime me presidentin Vuçiç, me kryetarin e parlamentit Daçiç, me ministrin e jashtëm Selakoviç dhe me patriarkun e kishës ortodokse serbe. As ministri i jashtëm rus Lavrov dhe as presidenti rus Putin nuk kanë kë të takojnë më tepër në Beograd. Nuk u kuptua menjëherë ekzaltimi protokollar dhe diplomatik serb as nga fjalimet e ministrit të jashtëm serb për “vendin vëlla rus” dhe as nga fjalimi i zëvendësministrit të jashtëm rus “për partneritetin strategjik ruso-serb” në konferencën e përbashkët të shtypit në Beograd.

Kuriozitetin e qarqeve diplomatike në kryeqytetin serb për enigmat e profilit të lartë të bisedimeve të Grushkos e shoi vetë zëvendësministri i jashtëm rus, i cili zbuloi një projekt të ri rus për Ballkanin, duke folur në 18 qershor në Beograd në intervistën e dhënë organit proqeveritar rus të specializuar për Ballkanin “balkanist.ru”. Kjo media ruse njofton me pompozitet qysh në titull në 18 qershor: ”Zëvendësministri i jashtëm rus: Rusia duhet të bëhet për Ballkanin modeli i botës shumëkombëshe”. Pastaj vetë Grushko zbërthen konkretisht projektin e ri diplomatik rus, që Ballkani të bëhet si Rusia: “Rusia është entitet kompleks, është modeli i botës shumëkombëshe. Nëse flasim për Ballkanin Ne nisemi nga ajo që tabloja përfundimtare e asaj gjendje, që Ne do të dëshironim në këtë rajon në shumë drejtime, duhet t’i ngjajë asaj që u zhvillua në Federatën Ruse”.
Me një fjalë projekti i ri diplomatik i Ministrisë së Jashtme Ruse është që Ballkani i ardhshëm të ndërtohet si një shtet shumëkombësh si Rusia dhe kjo të jetë tablloja apo harta përfundimtare e ndërtimit të tij. Natyrisht projekti i ri rus destinohet për Ballkanin Perëndimor, sepse as nuk mund të ëndërrohet se Turqia, Greqia apo Kroacia do të hyjnë në një shtet unik të projektuar nga Rusia. Është hera e parë që diplomacia ruse del në një nivel të lartë diplomatik dhe propozon që Ballkani të ndërtohet si shteti shumëkombësh i Federatës Ruse. Diplomacia ruse ka qenë vazhdimisht për dhjetra vjet në favor të një federate ballkanike të drejtuar nga Serbia dhe të varur nga Rusia. Por është hera e parë që diplomacia ruse servir për Ballkanin modelin i një shteti unik federativ si Rusia. Është me interes të analizohet se si dhe përse Moska del tani me këtë projekt futurist të diplomacisë së saj. Dhe është akoma më interesant entuziazmi infantil, që ka ngjallur ky projekt rus në qarqet e larta qeveritare serbe, të cilët e pritën zëvendësministrin e jashtëm rus si profet.
E thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë projekti i ri rus që Ballkani të ndërtohet si një shtet unik, federativ dhe shumëkombësh si Rusia, është një përpjekje e re e Rusisë për ta joshur Serbinë në ëndrrat e saj hegjemoniste për sundimin e Ballkanit. Moska është trembur shumë se Serbia nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë presionit në rritje të SHBA, të Gjermanisë dhe të Perëndimit për të njohur Kosovën. Njohja e shtetit të Kosovës nga Beogradi do të krijonte situatën, ku Serbia nuk do të ketë më nevojë strategjike për veton ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB për bllokimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës së pavarur. Në kohën kur vetë presidenti serb Vuçiç e pranoi publikisht shtrëngimin e lakut në qafën e tij dhe deklaroi se në bisedimet e fundit të 15 qershorit 2021 me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ka ndjerë veten më ngushtë se sa gjatë dhjetë vite të bisedimeve Serbi-Kosovë në Bruksel, Moska nxitohet që t’i japë zemër, duke i ofruar projektin fantazmagorik të një Ballkani shtet unik, federativ dhe shumëkombësh si Rusia. Zëvendësministri i jashtëm rus nuk i sqaroi detajet apo rrugët e realizimit të projektit,por kuptohet se ky Ballkan shtet unik shumëkombësh planifikohet që të drejtohet nga Serbia. Ndaj dhe u shpall në Beograd. Shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të jenë në federatën e ardhshme serbe si Dagestani apo Çeçenia në Federatën Ruse. Projekti i ri rus mbështetet në arketipin e Jugosllavisë Federative, ku sundoi dhe drejtoi Serbia shtetin unik federativ dhe shumëkombësh. Ndaj duket presidenti serb pas bisedimeve me Grushkon deklaroi në 18 qershor se “ishte një takim i shkëlqyer. Miku njihet në fatkeqësi”. Vështirë të vesh bast nëse se sa do ta shpëtojë mbyturin diplomatik president serb kjo fije kashte diplomatike, që i ofron Moska tani.
Rrethana e dytë,që duket e nxiti këtë projekt diplomatik rus të Ballkanit Perëndimor si një shtet unik federativ dhe shumëkombësh, është përpjekja ruse për t’i dhënë një frymëmarrje artificiale projektit politik të presidentit serb Vuçiç për të ashtuquajturin “mini Shengen”. Projekti serb i një minialeance ballkaniko-perëndimore me emrin “mini Shengen” të drejtuar nga Serbia, pësoi fiasko shpejt, njëlloj si projekti i mëparshëm serbo-malazez i “Ballkan 6”i vitit 2013.BE nuk ia zuri njëherë me gojë emrin “mini Shengenit” gjatë dy viteve. “Mini Shengeni” i Serbisë, ashtu siç e ka deklaruar botërisht presidenti Vuçiç dhe siç e ka lexuar e gjithë bota diplomatike, me përjashtim të Tiranës profane, e cila ende flenë me ëndrrat e 1946, është rikrijimi i Jugosllavisë plus Shqipërinë. Duke parë se projekti i aleancës së shteteve ballkaniko-perëndimore, të drejtuar nga Beogradi dështoi, Rusia i ofrohet tani presidentit serb me projektin më futurist qëBallkani Perëndimor i “mini Shengenit”as formalisht të mos jetë federatë shtetesh, por të krijohet si shtet unik federativ dhe shumëkombësh. Moska e din nga përvoja e saj historike se udhëheqësit ballkanikë mund t’i rresh kollaj me projekte të sundimit mbi shtetet dhe popujt e tjerë.
Në komunikatën e MPJ të Rusisë për bisedimet e zëvendësministrit të jashtëm rus në Beograd publikuar në 18 qershor në faqen zyrtare të asaj ministrie, pasi bëhet e ditur se palët diskutuan problemet e rajonit, theksohet se “për problemin e Kosovës u nënvizua domosdoshmëria e respektimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale dhe interesat e Serbisë”. Rusia i ofron Serbisë në pjatë Kosovën si hap të parë dhe pastaj gjithë Ballkanin Perëndimor. Në fakt darovitja ruse me Kosovën nuk është gjë e re, sepse diplomacia ruse ka disa vite që propagandon të drejtën koloniale të Serbisë për Kosovën. Sidomos muajt e fundit diplomacia ruse po e amplifikon në të gjitha forumet ndërkombëtare tezën e së drejtës së Serbisë për Kosovën si pjesë të saj. Obsesioni strategjik diplomatik rus është që të sfumohet në një farë mënyre realiteti i ri dhe momenti i zbritur diplomatik ndërkombëtar se ka ardhur, dhe ka kaluar madje koha, që Serbia të pranojë dhe ta njohë zyrtarisht realitetin politik dhe gjeopolitik me emrin Kosovë.
Nuk mund të mos shkaktojë habi qëndrimi jo serioz dhe angazhimi antihistorik i diplomacisë ruse në mbrojtje të së drejtës koloniale të Serbisë kur qëndrimi i saj zyrtar ka qenë se Kosova nuk do të kthehet kurrë më nën Serbi. Ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov në nëntor të vitit 2005 ka nënshkruar me pesë ministra të tjerë të jashtëm perëndimorë “Parimet udhëheqëse të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, në të cilin u miratua unanimisht në nenin 6 se :”Kosova nuk kthehet më në situatën e para marsit 1999. Nuk do të ketë ndryshim në territorin e tanishëm të Kosovës, jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të Kosovës me ndonjë shtet apo pjesë të një shteti tjetër”. Në ”Deklaratën e Grupit të Kontaktit për Kosovën” në 31 janar 2006 në Londër, të nënshkruar me homologët perëndimorë, ministri i jashtëm rus Lavrov konfirmon përsëri se “Parimet drejtuese të Grupit të Kontaktit të nëntorit 2005 bëjnë të qartë se nuk do të ketë kthim të Kosovës në situatën para 1999, jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të Kosovës me një shtet apo pjesë të një shteti tjetër”. Pra në disa aktmarrëveshje ndërkombëtare të të gjashtë fuqive të mëdha diplomatike Moska pranon dhe firmos se Kosova nuk do të jetë më kurrë pjesë e Serbisë. Është i njëjti drejtues i diplomacisë ruse edhe sot e kësaj dite, Sergej Lavrov, dhe është vërtet disgustozese si një shtet i madh dhe diplomaci me aq përvojë mund të katandiset të shkelë brutalisht angazhimet e saj ndërkombëtare, që i ka nënshkruar. Dhe ka qenë i njëjti president i Rusisë,që është edhe sot e kësaj dite, Vladimir Putin, kur Moka nënshkroi dokumentet ndërkombëtare që Kosova nuk do të kthehet kurrë më nën Serbi.
Po kështu ka harruar diplomacia ruse edhe aktin tjetër historik të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në korrik 2010 me kërkesë të OKB shqyrtoi dhe vendosi që pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën e famshme 1244 të KS të OKB, rezolutë që citohet sot si ungjill nga diplomacia ruse tre herë në ditë për të pretenduar kthimin e Kosovës nën Serbi. Dhe askush nuk i përmend Rusisë se me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në 15 dhjetor 2004 Serbisë nuk i takon asnjë referencë ndaj rezolutës dhe dokumenteve të OKB, sepse Serbia nuk ka qenë anëtare e OKB në atë kohë.
Ajo që është e paimagjinueshme është fakti se si diplomacia e Kosovës dhe e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve nuk ia kanë kujtuar asnjëherë diplomacisë ruse dhe asaj serbe se ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, që është akoma në atë post, ka pranuar zyrtarisht që Kosova nuk do të jetë më pjesë e Serbisë. Mirëse ministrat e jashtëm dhe kryeministrat në të dy shtetet shqiptare janë rastësi e politikës dhe e zgjedhjeve dhe nuk kanë asnjë lidhje me memorien diplomatike shtetërore. Por është e papranueshme që ministritë e jashtme të të dy shteteve nuk i mbushin dosjet dhe fjalimet e titullarëve me memorien diplomatike rajonale dhe ndërkombëtare, e cila flet me dokumente dhe akte ndërkombëtare në favor të pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Heshtja idiote shqiptare në arenën ndërkombëtare për Kosovën inkurajon Rusinë të dalë me projekte diplomatike, që shkelin mbi firmën e ministrit të jashtëm rus dhe kërkojnë t’i kthejnë Serbisë koloninë e Kosovës, por edhe të shkojë më tej duke i ofruar Serbisë gjithë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj. Rusia tregohet kaq gjeneroze, sepse duke projektuar një Ballkan Perëndimor si shtet unik federativ të drejtuar nga Serbia, faktikisht ky shtet unik ballkanik do të jetë nën hegjemoninë ruse, do të kemi një Rusi ballkanike apo një Ballkan rus.
Oferta e re gjeopolitike ruse po i bëhet Serbisë, por ajo në thelbin e saj është ambicja e vjetër afatgjatë e Rusisë për të kontrolluar detin Adriatik. Jo rastësisht oferta është përqendruar në Ballkanin Perëndimor, e vetmja pjesë e gadishullit që nuk ka asnjë shtet anëtar të BE. Në vend të integrimit euroatlantik Moska ofron integrimin alla ballkanik në një shtet unik federativ të drejtuar nga shteti më i fuqishëm ushtarak i Ballkanit Perëndimor, Serbia. Serbia është e vetmja aleate strategjike e Rusisë në Ballkan dhe i vetmi shtet ballkanik anëtar i organizatës ekonomike ruse me emrin“Unioni Ekonomik Euroaziatik” dhe gjithashtu i vetmi shtet ballkanik vëzhgues në organizatën ushtarake ndërkombëtare ruse “CSTO”.
Jo rastësisht projekti rus është përqendruar në unifikimin e ri nëpërmjet boshtit ortodoks, ku tre shtete Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë ortodokse dhe entiteti artificial i quajtur “serpska republika”në Bosnje-Hercegovinë është ortodoks. Duke projektuar shtetin e ri unik federativ ballkanik me ngjyrë dhe me dominim ortodoks Rusia synon një bllok të fortë antiatlantik dhe antiperëndimor në Ballkan si një kështjellë e influencës së saj në rajon dhe në detet, që e lagin atë. Nuk shkoi kot zëvendësshefi i diplomacisë ruse Grushko në 18 qershor në patriarkanën ortodokse serbe në Beograd për bisedime me patriarkun Porfirije. Përfaqësuesi i lartë i ministrisë së jashtme ruse sipas vetë deklaratës së tij në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të kishës serbe, vlerësoi kontributin e kishës ortodokse serbe, “që është i një rëndësie speciale” në veprimin e politikës dhe rolit të Federatës Ruse në Ballkan.
Shpikja e re diplomatike ruse e një Ballkani Perëndimor si shtet unik mbi modelin e Rusisë ka pamjen e një fantashkence diplomatike, por e cila në fund të fundit shpreh ëndrrat perandorake në sirtarin e Kremlinit,i cili nuk heq dorë nga ambicia për të pasur dalje në detin Adriatik dhe këtë ëndërr mund ta realizojë nëse modelon një shtet unik federativ ballkaniko-perëndimor sipas modelit të Rusisë Federative.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpikja e re e Moskes eshte kthimi ne krye i udheheqesve anarkist, si puna e Salih Berishes, agjenture e vjeter. Berisha ka synim kthimin ne krye te PD. Kjo eshte në nje linje me shpikjet e Kremlinit.
Berisha therret qe eshte pro amerikan. Te gjithe e njohim tashme strategjine e tij. Ai eshte e kunderta e asaj qe ai thote se eshte, pra ai eshte nje anti-amerikan dhe anti-shqiptar ne te njejten kohe. Sa dëme i ka berë Shqiperise, ky njeri?
Nuk ka nevoje per Berishen Moska. MiniShengenin po e ben Ramuti
Cfar idjoti e injorant i pa shoq je ti bajga ” mire ” , qe nuk e leshon nga goja fjalen MUT , aq sa na kundermon edhe ketu para monitorit Eshte e vetmja fjale qe ti ia ke ndjere lezetin e shijes dhe nuk e nderron me asgje !
Kjo “shpikje” qe SH.M i atribuon Rusise per nje Ballkan Perendimor te unifikuar ne nje shtet, ka shume kohe qe ushtrohet si presion per tu arritur nga Perendimi USA & EU!
Kush insiston ti perplase koke me koke ne bisedime pa fund e pa fryt Serbi-Kosove, Rusia apo USA&EU?
Kush e inspiron ate Minishengenin Ballkanik, Rusia apo USA&EU?
Kush deklaron se e ardhmja e Ballkanit Perendimor (nuk thuhet e vendeve te Ballkanit Perendimor) eshte ne BE, Rusia apo USA&EU?
Autori SH.M. e di se projekti i Ballkanit Perendimor ne nje model ish-Yugoslavia eshte “Made in USA&EU:”, por ja atribuon Rusise duke preferuar te budallallepset me mire se sa te pranoje nje te vertete qe nuk kane qejf ta pranojne ne Perendim.
Shiko kurva Ramiste e Dules. Per ke perendim e ke fjalen mor kerme dhiare e qelbur. Thaci u perplas me Merkel ne FB per territoret, me porosi te Ramutit.
Konfederata ballkanike me qender beogradin eshte projekt englez i viteve 30’te te shekullit te kaluar.pra ,nuk eshte shpikje ruse,por kopje dhe modifikim me kerkese konsensusi te fuqive europiane.Shoh nje loje dypaleshe ,ne kuader te te ciles eshte edhe loja bulgare me maqedonia.Nuk ka kerric gomari qe nuk e di se maqedonasit e lashte nuk kane folur maqedonisht dhe se kjo e sotmja eshte bullgarishte e serbizuar per shkak te se kaluares.prandaj nuk kish nevoje per veto bulgare.por kjo eshte loje filoruse e bullgarise.Pritni mbase edhe ndonje “konference ambasadoresh “per kufijte brenda “konfederata ballkanike” .Keshtu realizohen edhe kerkesat mesjetare ne kohe moderne ne ballkan.Shqiptaret?E ku” ka pasur shqiptare ne ballkan”?A mund te pranohet ne europe nje gje qe nuk ka ekzistuar me pare?Ndaj ,sa here qe del ne tryeze kjo ceshtje,do te dale nje france,nje hollanda,nje greqi,nje bulgari dhe …hop…veto.paketa nuk fiton.Duhet pakete serbe qe te fitoje,por edhe kane te e konfederata ballkanin e “ia vlen”. Rrofte europa e bashkuar,qe coptoi shqiptaret ne 5 shtete .Se pari ,vete europa duhet te denoje konferencen e 1913.Vetem atehere une do besoj te europa.
Ik mor fshatar i mutit. Projekt i englezeve thote.
O Shabe, ben here pas here analiza te sakta per Politikst ruso serbe. I zberthen nje me nje, dhe ke nje ton pakenaqesie si te thuash prej femije. Duket sikur Serbia dhe Rusia e kane per detyre te kujdesen per shqiptaret.
Harron apo nuk e thua dot se te gjithe kete platforme e ka ngritur mbi nje arsye te vetme, qe eshte Shteti Shqiptar qe po jua hap deren. Shqiperia dhe Kosova kane qene ne pozitat me te mira kunder ekspansionit sllav qe pas bombardimit te Beogradit. Dhe tere kete avantazh historik po e permbys nhe kurve e ndyre sllavo greke me emrin Ramut Dule Vucic.
Kush eshte idioti, Ramuti, apo populli shqiptar, dhe ti bashke me te, qe e le Ramutin ta shesi Shqiperine dhe shqiptaret si dele.
Ramuti siguron hegjemoni te perjetshme me Serbine. Kthehet ne nje Lukashenko dhe miniPutin i perjetshem
Po ky popull eshte viktime e vullnetit te llumit, dhe kur e merr neper kembe llumi i Shqiperise, pse te mos e marrin neper kembe ushtaret serbo greke? Vetem kjo u mungon shqiptareve tani. I ka marre malli per bajonetat e Zerves dhe Rankovicit
Po sa i ditur qe je o mut!
Ne bythe te sateme o vrrome e Dules. Trump ishte spiun i Putinit, o kerme e degjeneruar. Sikur e kemi thene qindra here kete, o putan i ndyre qelbanik i Ramutit
SI GJITHNJE NJE ANALIZE BRILANTE Z. SHABAN MURATI. SHUME RESPEKT PER JU1
Keto idera me duket se me teper jane fantazi se realitet…Nuk e di kush e shpiku idene, kush po e promovon apo dhe kush po e zbaton. Keto qe thote Shaba jane hipoteza…
Pyetja ime eshte:
Cfare te keqe ka, qe gjithe shtetet e Ballkanit te bashkepunojne dhe ti kanalizojne energjite ne nje qellim:
T’u leme brezave qe do vijne nje fqinjesi te mire dhe bashkepunim per nje jete me te mire. Per mire apo per keq, jemi komshinj. As ne, as komshinjte tane nuk e nderrojne dot territorin ku jetojme. Sa me te mira t’i kemi marrdheniet, aq me mire do jetojne brezat qe do vijne. Pse duhet medoemos te ndertojme gardhe dhe te kerkojme armiq edhe atehere kur nuk egzistojne ?
Kete bene shtetet e Europes, qe jane me te perparuar se ne. I lane mbrapa gjithe diferencat dhe ndertuanEuropen e Bashkuar. Ndeertuan ate Europe pjese e te ciles duam te jemi. Po e mbajtem koken mbrapa….mbrapa do ngelemi.
T’u leme femijeve dhe brezave nje vend me te mire per te jetuar, nje bote me te mire. Kjo eshte detyre historike e cdo brezi..
ik mor vrrome, na paske deshrire te mire per fqinjesi te mire. Po kush ti ka bere lufterat mor kerme e ndyre, shqiptaret? Sot u bere komshi me serbet ti o putane muti? Po deri dje kur te therrte Miloshevici derisa u bombardua nga Evropa, a nuk ishe kojshi me serbet?
Mos te ndertojme gardhe te te kerkojme armiq kur nuk ekzistojne thote, pu ca putane e ndyre qe je. Vrrome muti, keta kane therrur shqiptare sa kane dashur qe nga Kosova deri ne Gjirokaster, ti thua mos te kerkojme armiq..Ca kermash flasin keta more,,.e pabesueshme
O mirel kurva.
Ti shkruaj komentin tend, nuk ke pse jgjitesh si muti pas kepuces tek komentet e te tjereve.
Cfare do ti ? qe te bombardojme Serbine ? apo te shkojme te therim serbe ?
Po je kaq trim dhe patriot, pse nuk ke shkuar ta tregosh trimerine? Atje jane. Shko dhe ther ti ndonje serb. Plehre. Patriot tastiere.
E kuptoj frustrimin tend. Nuk eshte fjala per politike apo patriotizem. Ti me siguri ke qene viktime abuzimi, kur ke qene i vogel. Tani qe je rritur pak ne trup (jo ne mendje) kerkon te hakmeresh gjekundi, po nuk e di se ku. Pergjithesisht tipa si ty perfundojne tek llumi i LGBT-se.
Mirel kurva…
Nuk jam niveli jot pervers te te kthehem me te njejtin lume sharjesh. Trim pas trastieres behet dhe ky komshiu im evgjit, qe nxjerr vajzen rrugeve per tu shkerdhyer. Ky tip trimi je dhe ti. Vetem se te premtoj se po te gjeta kush je…do ti bej buzet te kuqe, do te vesh fustan dhe do te nxjerr te semafori…me deshiren tende.
Jeta eshte e gjate…nuk i dihet.
Ke kuptuar nje mut qe te hash, o bajge e Dule Vucicit.
SIpas teje Pavaresia dhe Sovraniteti territorial i Shqiperise qenka shpallje Lufte kunder Serbise?
Kush te tha ty qe shko therr greke e serbe, moj vulve e Dules? Behet fjala per Sovranitetin, o kerme tregu. Jo po mos te na merzitet Serbia si Greqia, dhe hajt tja heqim dhe Durresit nje cope, dhe tja japim Serbise per te mos u treguar barbare qe therrim njerez.., Ska nevoje, kete te drejte e ushtrojne vetem serbet..
Kjo pacavure nuk ka as dy gram mend te kuptoje cfare shkruan, vrrome muti. Prandaj te bera replike o kurve e Dules, jo se ma ka qefi te te gacmoj ty, moj kellire e zgjebosur,. Po qe te te tregoj surratin e mutit qe ke, me gjithe mend e ndyra te buces qe na shtrike doren e miqesise per Serbine. Shko shtriji bythen kurve tregu.
Vetem te
Bregdeti
LERE MIRELIN TE LUFTOJE ME VETEN E TIJ(sic)
SA PER SHABEN E KA TJERRE SHUME GJATE HARTIMIN
O SHABONA
CFARE TE KEQE PERVEC TE MIRAVE KA MINISHENGENI
IDIOTA ME TRU PESHKU
“Bregedeti”, komenti juaj eshte mese normal por, nuk vlen per njerez anormale si puna e mirelit….edhe spitali psikiatrik i Vlores eshte dorezuar! As ata se marrin me persiper te kurojne kete varkar te cekuilibruar! O zot, cfare diarreje ka leshuar, as edhe nje nga ato grate me telendare nuk do te binte kaq poshte, me kujton ato fshesaxhovat e dikurshme, por ky eshte me keq!!
Remo kur behet fjala per serbet komenton si korofillak, apo jo Remo
Po ore mirel po, me plasi trapi per serbe, greke e turq….por edhe fantazite me lufte te perjetshme kunder te gjitheve nuk arrij ti kuptoj, kur jemi vete pushtuar nga e keqja dhe ne vend qe te bejme dicka per te ndryshuar kerkojme akoma me shume probleme…qe ne fakt na i krijojne ata lart per te mbajtur gjalle sherrnajen me “patriotizma folklorike” te dala boje dhe gjithe fallcitet!!
Do te bejme paqeruajtesin e Ballkanit ty Remo. Po shiko se ke audience te gabuar. keto keshilla mire eshte tja drejtosh serbeve e grekeve, se shqipot nuk kane sulmuar ndonjehere, e nuk kane vrare popullatat greke e serbe, apo eshte e kunderta?
Ke quan shernaje ti, nevojen e te qenit shtet sovran?
Urejtia vllaho-ortodokse e Edvin Kristaq Rames per kombin shqiptar eshte ogurzi.Dekorimi i tij nga kisha reaksionare greke,nga krye antishqiptari Janullatos si dhe nga armiku shekullor i shqiptareve turqia, jane kambana alarmi per kombin Mini shengeri Ramist vari i shqiptaris,akoma do endrojme sehirxhi ne funeralin tone kombetarf
Kjo “shpikja e Rusise” qe paska projektuar “nje Ballkan Perendimor si nje shtet unik”, mund te behet realitet vetem nga Perendimi ne duart e te cilit ky Ballkan Perendimor eshte si plasteline nga 1999 te pakten.
Atehere nuk do quhet me shpikje e Rusise por do kete nje emer tjeter te ngjashem me Jugosllavi. Dhe premtimin se do ti hapen negociatat me BE! Keshtu realizohet enderra e Perendimit e njejte me shpikjen e Rusise. Dhe Shaban Murati do te ngazellehet e do ta mburre si arritje te Perendimit, sigurisht.
po moj vrime e Dules, e morem vesh ku rreh Dulja
O mirel kurva.
Ti shkruaj komentin tend, nuk ke pse ngjitesh si muti pas kepuces tek komentet e te tjereve.
Cfare do ti ? qe te bombardojme Serbine ? apo te shkojme te therim serbe ?
Po je kaq trim dhe patriot, pse nuk ke shkuar ta tregosh trimerine? Atje jane. Shko dhe ther ti ndonje serb. Plehre ! Kurve tastiere !
E kuptoj frustrimin tend. Nuk eshte fjala per politike apo patriotizem. Ti me siguri ke qene viktime abuzimi, kur ke qene i vogel. Mama kurve rrugesh, baba i panjohur. Ata qe vinin ne shtepi te pallonin mamen, te hiqnin dhe ty nje tegel…Femijeri e veshtire….Tani qe je rritur pak ne trup (jo ne mendje) kerkon te hakmerresh gjekundi, po nuk e di se ku.
Pergjithesisht tipa si ty perfundojne tek llumi i LGBT-se.
mirel kurva,
Nuk jam niveli jot pervers te te kthehem me te njejtin lume sharjesh. Trim pas trastieres behet dhe ky komshiu im evgjit, qe nxjerr vajzen rrugeve per tu shkerdhyer me pare. Ky tip trimi je dhe ti.
Vetem se te premtoj se po te gjeta kush je…do te bej mírela: do ti bej buzet te kuqe, do te vesh nje fustan dhe do te nxjerr te semafori…me deshiren tende.
Jeta eshte e gjate…nuk i dihet.
Po moj bole e bregdetit, e shikoj sa i frustuar eshte komenti jot, moj dhiare muti, qe te duket vetja e mencme,
Fucking bitch e Ramutit. Si ato fytyre pllazmat qe mbante ne takimin online me shqiptaret e diaspores. Gje e vdekur menderisht, shet dhe pordhe, ik moj lavire muti,. paske nivel ti, cope idiote e mbaruar
E po shyqyr qe ka ty vatani…qe i mbron territorin dhe pavaresine.
Il o lume e det, ik mbro bythhen tende se tu ka bo zavzalla si tub sobe.
Bythqim lulishte.
Falenderoj Kasemin sepse nuk me kujtoheshe termi”Konfederate Ballkanike”.Kete luftoi Broz Tito ta realizonte me 1945-en.Nuk u realizua sepse historia u be ndryshe .Ai krijoi Federaten Jugosllave.Edi Rama ringjalli kete ide ( kush e shtyu?)si aventurier politik qe eshte me term pak te ndryshuar”Ballkani perendimor”.Ai e paraqet vehten si lider i “Ballkanit perendimor”.Kete e konfirmoi ministrja e jashtme e shqiperise kur bisedoi me homologun e saj portugez,duke folur edhe ne emer te “Ballkanit perendimor” per hapjen e bisedimeve per pranim ne BE.Kujtojme vargjet e poeteve tane:MJAFT LUFTOVE PER TE TJERET O FATKEQ ,KUJTO VENDIN TEK KE LERE E TEK HEQ.Por mafia nuk ka atdhe.
Mirel,keqel,Kaqol arrash.lexo historine e atyre viteve ,lexo dhe konference e ambasadoreve te londrez,madje ka nje tjeter emertim:konference e fshehte e ambasadoreve.Kaq vlere kane kufijte dhe shteti i shqiptareve,sa mblidhen nje tufe ambasadoresh dhe vendosin per kufijte e shtetit shqiptar.te pakten te ishin ne nivel kryeministrash….Ki kujdes ,te mbeti Muti ne goje.Kaq shume ha?Apo dhjet nga goja ti.Te kam pare ne cdo moment,Kaqol arrash mbete.
o kurve e Ramutit, Rusi Putin qenka londinez. Po ishte Tony Blair qe ngriti Naton kunder Beogradit. Kufijte e shtetit shqitpar kane vlere pa futur duart dhe hundet Ramut kurva e Dules, greket nuk e moren dot keto vite, as me perallat se e shiti Berisha. Po jua jep Ramuti mor vrroma, dhe juve shisni dengla me Shabanin, teorite tuaja, jo englezi po francezi.
Jeni ju kurva njerez, populli i dhjere qe ja lini Serbise dhe Greqise, nuk ka faj Franca pse i kruani bythen Dules dhe Vucicit. Plera njerez
Shabë, kësaj rradhe ke medalje argjendi nga Qendra e Nishit. Të arit jo akoma. Bëj ca shkrime më të forta, se Qendra e Nishit aty është. Tung