Shpirti binjak

Ornela

-Pa ty nuk e di ç’do isha,
pa ty nuk hedh dot asnjë hap,
ti je semafori i gjelbër,
që rrugën time e hap…

Unë jam një orë që mbetem
po s’u kurdisa nga ty,
unë jam si vesa që tretem,
kur pranë nuk jemi të dy!…

Si busull të kam gjithë jetën
që nuk më tregon veç veriun,
nga ti e zbuloj të vërtetën,
se ç’do të thotë shpirt njeriu!…

Në rrugën time u ndale,
po s’ndrite një çast si kometë,
kur shpirtin si deti ma fale,
aherë të besova vërtet!…

Mbi shpirtin tim asgjë s’mund të ketë,
na vlen më shumë dhe nga jeta,
dhe ty ta fala vërtet,
se shpirtin binjak tek ti gjeta!…

10.04.2009

Pasqyra e jetës!…

Ti je pasqyra ku unë shoh veten
dhe jetën time që nga fillimi,
kur jam pranë teje brengat më treten
dhe ndrin e ndrin vetëm gëzimi!…

Njëlloj dhe ti për mua je,
pasqyrë me dritë e me shkëlqim,
kur shoh portretin që më dhe,
binjak i bardhë i shpirtit tim!…

Nuk shihet shpirti te pasqyra,
sepse pasqyra bën dhe gabime,
por shpirtin shpesh e shpreh fytyra,
me hidhërime dhe gëzime…

Pasqyra s’është aq e përkryer,
sa të tregojë me imtësi
portretin tënd aq të shkëlqyer,
ku buron dritë e mirësi…

Po ka një tjetër më të mirë,
një më të mirë ç’është e vërteta,
po emrin pranë e ka pasqyrë,
pasqyrë e madhe që ka jeta!…

9.04.2009

Share This Article
3 Comments
  • Eh keshtu po, zbavitu me vehten tende o bejtexhi. As nuk jep mend kot me kot andej ketej per gjera qe nuk ia ke idene, as krijon konfuzion me budallalleqet e tua.

      • Kurse ti ik e merr ere poshte fustanit te mamit tat. Nuk e kupton qe kesaj here e kam lavderuar ket bejtexhiun. Kur merret me ate parcelen e vet dy dynymshe nuk e ka edhe fare keq, kur i hyp gjoja traktorit dhe do te leroje gjithe Myzeqene del bllof fare, se nuk ka brumin e duhur. E kuptove ti qe perdor numrat e qoftelargut per pseudonim, apo do noi vizatim me brire dhe me bisht?
        Perndryshe ik e zhduku andej nga ke dale/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *