Shpjegimi i Gentit është brilant: Opozitën e urrejnë pse të majtët janë ende në zyra

Elton Tafaruci
Deputetet e PD, Gent Strazimiri, Florjon Mima dhe Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni. /r/n/r/nLawmakers, Gent Strazimiri, Florjon Mima nd Sali Berisha, during a parliamentary session.

Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan, tregon që shumica e shqiptarëve i japin një notë ngelëse qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por janë edhe më të pakënaqur me opozitën e Bashës.

Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59% e shqiptarëve janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3% janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.

Me përjastim të Majlinda Bregut, askush nuk ka reaguar nga opozita për të shpjeguar sesi ka mundësi që opozita është më pak e pëlqyer se qeveria, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta, por të kesh parasysh problemet e shumta të qeverisjes.

Por Gent Strazimiri ka një shpjegim brilant.

Ai thotë se njerëzit janë të pakënaqur me opozitën, pse nuk po nxjerrin nga zyrat të majtën që të futen ata.

“Sipas sondazhit të institutit Demokratik Amerikan: 84% e shqiptarëve nuk duan ose urrejnë këtë qeveri, madje në atë masë saqë fajësojnë opozitën që këta janë ende nëpër zyra” shkruan Strazimiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *