Shpresat fitojnë dhe ngjiten në vend të dytë

Dita

Ekipi Përfaqësues i U-21 të Shqipërisë ka fituar sot me rezultatin 2-0 ndaj modestëve të Liechtenstein.

Një ndeshje në të cilën kuqezinjtë e drejtuar nga Redi Jupi kanë shfaqur agresivitetin e tyre gjatë të gjithë lojës, ndonëse kanë mundur të gjejnë golin vetëm dy herë, nëpërmjet futbollistit që aktivizohet me skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë, Skënderbeun,Latifi, në minutën e 19’, si dhe në të 83’ me Laçin.

Fitorja e sotme, të paktën provizorisht katapulton Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit 4, me 8 pikë në 6 ndeshje, pas Portugalisë së vendit të parë me 12 pikë në 4 ndeshje.

 

 

 

2-0: Qazim Laci shënon për Kombëtaren e shpresave pas një asistimi fantastik nga Çekiçi.

Posted by Telegrafi Sport on Monday, November 16, 2015

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *