Shpresat luajnë me fanella si të Greqisë

redaktor

Ndodh e njëjta gjë si në Zvicër, kur skuadra e De Biazit ishte veshur me fanellë të bardhë dhe me vija blu. Ngjyra këto, që nuk kanë asnjë lidhje me simbolet e Shqipërisë.

Në të shumtën e rasteve, Kombëtarja shqiptare luan në transfertë me fanellë të bardhë, por me vija të kuqe.

Një veprim i tillë i revoltoi shumë tifozët kuqezinj, të cilët nuk e kanë pritur mirë as këtë herë vendimin për të luajtur me fanellë që nuk personifikon Kombëtaren shqiptare.

Pas ndeshjes së luajtur në Zvicër, e cila u humb me rezultatin 2­0, pati një mbledhje të detajuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kreu i saj, Armand Duka, kërkoi që të mos përsëritej më diçka e tillë.

Kompanisë që kujdesej për veshjen e Kombëtares,iu kërkua që ngjyra të tilla nuk do të pranoheshin më. Tre vjet më vonë ndodh me shpresat.

Skuadra e Jupit vesh sërish fanellën e polemikave./Panorama

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *