Shpresë nga qielli

Dita

Po dëgjoj Saliun që kritikon e bën leckë “teorinë nihiliste”. Rrënqethëse! Së pari ajo nuk është teori. Është një shprehje ekstreme e një botëkuptimi të caktuar. Ajo është ndjesi individuale. E tillë është për një moment të caktuar urrejtja për “botën”. Pra është mënyrë perceptimi. Duket se doktori meqë ka mbi kurriz shumë detyra, ka lexuar pak faqe nga Niçe. Si shef i shërbimeve sekrete është në nivele të larta, por si filozof nuk ia thotë. Së dyti, gjatë gjithë fjalimit të tij nuk bëri gjë tjetër veçse vërtetoi se fundja nihilizmi është një sëmundje psikologjike që përafrohet me paranojën. Fjala e tij “bathë, bathë po një koqe” të shkakton më së paku të vjella. Megjithatë më torturon mendimin një dilemë. Mirë që ne njerëzit jemi të pafuqishëm për të hequr nga qafa këtë personazh, po qielli a nuk na sheh ç’po vuajmë? Te kush mund t’i varim shpresat për të shporrur të keqen? Nuk besoj më as te hunda e Pinokut. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *