Shpresë se këtu do bëhet ndryshimi

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Të dashur miq të stafit dhe të redaksisë! Ju lexojmë çdo ditë, biles mezi presim që t’ju lexojmë. Ju të “Ditës” frymëzuat mijëra e mijëra njerëz për të votuar kundër regjimit feudal të Berishës. Jeni një arsye shumë e rëndësishme e fitores të së majtës në 23 Qershor.

Po mbas fitores ju nuk u bëtë shërbëtorë të pushtetit të ri, por denoncuesit më të mëdhenj të padrejtësive dhe korrupsionit. Fjalëpaku, po penërëndi Adrian Thano ka ditur të tërheqë rreth vetes penat më brilante të kohës që jetojmë. Arben Duka, Viktor Malaj, Bedri Islami, Andrea Stefani, Moikom Zeqo dhe gjithë stafi i gazetarëve jeni një ekip i papërsëritshëm. Ju jeni ende një shpresë se këtu do bëhet ndryshimi i madh, po jo me këtë klasë politike. Mjek në Kukës, pension.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *