Qeveria do të propozojë një taksë për pronarët e tokës që nuk do të pranojnë planin e zhvillimit vendor. Në ligjin për “Planin dhe zhvillimin e Territorit”, përcaktohet e drejta e një pronari, apo grup pronarësh për të refuzuar projektet, por se si kusht ato të kenë një taksë të posaçme. “Metodologjia e përcaktimit të vlerës së taksës së moszhvillimit dhe e rishpërndarjes së të drejtave të zhvillimit rregullohet në rregulloren e zhvillimit”, thuhet në nenin 32 të ligjit ku përcaktohet zhvillimi i detyrueshëm. Ndërsa në ligjin e botuar tashmë në Fletoren Zyrtare përcaktohet se “plan i detajuar vendor” është dokumenti që detajon përcaktimet e planit të përgjithshëm vendor në nivelin e një ose disa njësive strukturore dhe përcakton kushtet për zhvillimin e një zone përmes lejeve të ndërtimit. Të cilat këtu përfshihen edhe lejet për investime të formave të ndryshme.

Po ky quhet ligj koercitiv per pronaret!
Po le te bejne te njejten gje edhe kur shteti i pengon pronaret te zhvillojne pronen e tyre ose kur toka i eshte zaptuar ne menyre te paligjshme ndersa shteti ka fjetur gjume,apo mos valle mendoni se shteti duhet te vendose cmimin edhe per token e privatit.
Mos harroni se Strasburgu ka trokitur nje here ne dere per paralajmerim, heren tjeter shteti rrezikon falimentimin per shkak te fatures qe ka gjasa te rritet ne menyre eksponenciale per shkak te paaftesise juridike per te administruar pronat.
Edhe keshtu ‘piznessmenet’e rilindjes cdo plan program ne intérese te ty tyre Kane te drejte me imponuar pronareve!!hajde qeveri demokratike,hajde!po shihet ku eshte qillimi:kufizimi i te drejtese me manaxhuar pronen tende,edhe leje per abuzime nga individe te caktuar kishe per plan program zhvillimi!,
A eshte pika e karburantit ne baqen time nje investim zhillimor?apo hoteli buze prônés tjetrit?