Gjëja e fundit që mund të na shkojë nëpër mend është që mesi na dhemb, sepse llogaria bankare ka dhënë alarmin se është drejt fundit! E besoni ose jo, ekziston një lidhje mes shqetësimeve e gjendjeve të ndryshme emocionale, dhe dhembjeve të trupit.
Njëra lajmëron tjetrën, për të çorganizuar gjithë funksionet e organizmit.
Dhimbja e kokës
Dhimbja e kokës është gjendja më e zakontë që preket nga të gjitha streset e ditës, qoftë edhe nga ato që duken të vogla e të parëndësishme.
Dhimbje në qafë
Nëse ndjeni dhimbje qafe, marrëdhëniet sociale nuk janë në situatën më të mirë.
Dhimbje në supe
Dhimbjet në sup mund të tregojnë që gjendja emocionale është e ngarkuar. Shpërndani barrën qoftë edhe duke folur me të tjerët.
Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës
Kjo do të thotë që nuk keni mbështetje të mjaftueshme emocionale.
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Kjo do të thotë që ju jeni shumë të shqetësuar në lidhje me financat ose gjendja është vërtetë keq.
Dhimbje në bërryla
Kjo dhimbjeje tregon monotoninë e jetës që jeni duke bërë dhe shqetësimin lidhur me këtë.
Dhimbje në duar
Dhimbjet e duarve flasin për pengesat në bashkëpunime të ndryshme profesionale.
Dhimbje në ijët
Kjo do të thotë se keni shumë frikë të lëvizni apo të bëni ndryshime.
Dhimbje në gjunjë
Dhimbjet e gjunjëve mund të jenë një shenjë që egoja juaj është pak më e madhe se ç’duhet dhe se nuk është mirë të mendoni vetëm për veten.
