Shqipëria, 1 miliardë euro energji elektrike në vit nga Rumania

anazapta

Shqipëria do të importojë nga Rumania një miliard euro energji elektrike në vit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat Rumune, të cilat njoftojnë për kontratën e rënë dakord mes ministrit rumun të ekonomisë Konstantin Nita dhe homologut të tij shqiptar Arben Ahmetaj.

Sipas burimeve të mediave rumune, kontrata parashikon eksportin e sasisë prej 2.5 kilovat energji për ore në vit ndërkohë që detajet e marrëveshjes pritet të diskutohen.

“Ne biseduam me delegacionin shqiptar në lidhje me nevojën për të rritur nivelin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Një pikë e rëndësishme në rendin e ditës të diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e energjisë, ekspertiza e Rumanisë dhe përvoja në zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, duke u vlerësuar shumë nga delegacioni shqiptar. Në këtë drejtim, ka potencial për përfshirjen e kompanive rumune në zhvillimin e projekteve në tregun shqiptar, fushat prioritare janë ato të: ndërtimit të hidrocentraleve, infrastrukturës rrugore, bujqësia, industria e tekstilit. Në të njëjtën kohë, për Rumaninë është një mundësi për të përfituar nga prodhimi i tepërt i energjisë, duke e shitur atë në tregun shqiptar. Prodhuesit e energjisë ne Rumani kanë mundësinë për t’u bërë aktive në tregun rajonal, duke kapitalizuar prodhimin e tyre të energjisë me çmime konkurruese, “-citohet ministri rumun, Constantin Nita.

Share This Article
7 Comments
    • Kjo eshte skandaloze
      Si mund te harxhosh ne vit 1 miliard euro vec per energjine?

      Si ka mundesi kjo shifer kaq e larte.., atehere gjithe te ardhurat nga taksat shkojn per blerje energjie….
      Opozita duhet ya kontrolloje kete shifer kaq te larte….

      Nga sa shihet , tha mire Sala , eshte me mire per Shqiperine te ndertoj nje nje Tec Berthamor per prodhim te energjise … ne menyre qe te mos harxhojm per energjin

      Ose qeveria te beje llogaritjet qe me ardhjen e gazit TAP ,
      te ndertohen disa, apo nje rjet Tec-esh me gaz per prodhimin e energjise elektrike,
      ne menyre qe te plotesohen nevojat tona ne perspektive …

  • CMIMET E BLERJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE NGA SHTETI SHQIPETAR.

    1. DHJETOR 2013 40 EUR/KW
    2. JANAR 2014 40 EUR/KW
    3. SHKURT 2014 70 EUR/KW
    4. MARS 2014 40 EUR/KW

    ME NJE FIRME HOPA U ZHDUKEN 5 MILION EURO NGA PARATE E SHQIPETAREVE.

  • po cmimin e energjise qe eksportojme ne pse nuk e bejne te ditur keta kompetente te qeverise ,,,,,,,,parapergatisin terrenin per vjedhjet qe do bejne po nuk thone gje fare per ato leke qe kane arketuar nga shitjet ,,,,,,,,,iken hajdutet e babezitur erdhen hajdutet me shkolle ……….!!!!!!!!!!!!!!

  • Arben, me nje te shkruar e kape hajdutin. Duhet te dish se muajt Janar- Shkurt dhe Korrik-Gusht jane muajt ku çmimi i energjiise peson rritje te madhe ne krahasim me pjesen tjeter te vitit. Jo vetem ne Shqiperi, ne te gjithe boten. Nqs dikush kerkon te dije çmimet apo dhe tenderat etj, ka mundesi ta beje duke u futur ne faqet e duhura. Tjeter gje se as duam tja dime, thjesht jemi mesuar te shohim rete.

    • VEREJTJA JOTE ESHTE ME VEND, POR EDHE TI MUND TE KERKOSH E TE POSTOSH DICKA PER TE SQARUAR SITUATEN.

      PERSONALISHT, NUK KAM NEVOJE TE HULUMTOJ ME PER TE MESUAR SE ARBEN AHMETAJ ESHTE NJE HAJDUT XHEPASH, PRANDAJ FLAS ME SIGURI, POR NUK KAM BERE KERKIME PER TEMEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *